Gjermania kundër Macron për një ushtri europiane, refuzon kërkesën

November 8, 2018 17:22

Gjermania kundër Macron për një ushtri europiane, refuzon kërkesën

Gjermania nuk shfaq të njëjtin entuziazëm si Franca për të ashtuquajturën “ushtri” europiane. Parisi është vënë në krye të nismës 10-vendëshe, që synon përballjen me sfida të reja jashtë strukturave ekzistuese, por Berlini druhet se ky projekt mund të vështirësojë ndërhyrjet e tij jashtë kufijve e të minojë Bashkimin Europian.

Ministrat e Mbrojtjes të 10 vendeve të përfshira në këtë nismë u mblodhën në Paris, me qëllimin të përcaktojnë një axhendë për të ashtuquajturën “Nisma europiane e ndërhyrjes, EI2”.

“Në mënyrë që t’i përballojë më mirë kërcënimet e reja, Europës i nevojitet një mbrojtje e fuqishme”, ishte argumenti i Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Objektivi i “EI2” është të krijojë një strategji të mbështetur në rezultate, e cila të lejojë përgjigjen e shpejtë me operacione të përbashkëta ushtarake, ku të përfshihen edhe përpjekjet humanitare. Si e tillë, ajo praktikisht nuk synon krijimin e një ushtrie europiane, e cila të ngrihet mbi kombet.

Por, duke qenë se bëhet fjalë për një nismë jashtë BE-së dhe NATO-s, Ministria franceze e Mbrojtjes është përpjekur të qetësojë frikën se plani mund të minojë strukturat ekzistuese të mbrojtjes brenda bllokut dhe aleancës.

Përpjekjet e Francës, megjithatë, nuk i kanë fashitur shqetësimet e Berlinit, të cilin Parisi e shikon si aktor kyç në këtë nismë. Gjermanët nuk i bind fakti që diçka do të organizohet me vetëdije të plotë jashtë strukturave të Bashkimit Europian, madje mendojnë se një lëvizje e tillë mund ta minojë BE-në.

Përpos kësaj, disa vëzhgues theksojnë se nisma e ndërmarrë nga Franca mund të përdoret si mjet në duart e Parisit, që të përforcojë objektivat e tij të politikës së jashtme.

l.h/ dita

 

 

November 8, 2018 17:22
Komento

4 Komente

  1. Arben November 8, 18:00

    Njesoj si per kosoven.

    Reply to this comment
  2. Aleksander Thana November 8, 19:05

    BE eshte Bashkim ekonomiko-politik dhe Jo ushtarak. Nje ide e tille tingellon paralelizem me NATO-n. Perderisa ekziston kjo e fundit, perse duhet nje ushtri tjeter dhe nje buxhet tjeter kolosal qe do te hiqet nga te ardhurat ekonomike te vendeve europiane. Duket se te tjera synime fshihen pas krijimit te nje super ushtrie franceze.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 November 8, 21:01

    BE eshte nje shporte me karavidhe qe sherben per te kenaqur interesat gjermane.Tramp e ka mire qe kerkon te paguajne me shume per NATOn

    Reply to this comment
  4. Jak Boston November 8, 22:45

    Franca eshte ne krize ekonomike dhe ne deficit buxhetor nga borxhet e marra.
    Prandaj po perpiqen te krijojne ushtrine europiane si mundesi per te qene themeluesit dhe furnizuesit e kesaj ushtrie te re, qe nuk ka qellim paresor mbrojtjen e Europes, por rimekembjen ekonomike dhe politike te Frances, qe kjo e fundit te jete e mundur te jete lojtar politik global ne shekullin 21.
    Pasi sot lojtaret global te rendit te pare jane USA, Kina, EU, Rusia.
    Pastaj vjen rreshti i dyte ku jane pjese dhe francezet, pastaj vjen rreshti i trete i kaposhave rajonal ku bejne pjese shume vende te konsoliduara dhe ne fund eshte dhe rreshti i mbushesave qe kane ne qafe celesat e kashtes ku ben pjese Shqiperia dhe vendet perreth nesh duke perjashtuar Italine.
    Shqiperia eshte mire ne NATO dhe nuk i nevojitet ndonje aleance tjeter ushtarake. Shqiptaret kane aleate Gjermanine dhe Britanine ne Europe dhe USA pertej oqeanit.
    Pushtetaret shqiptare te mos behen peshq qe te kafshojne karremin francez se do ju ngelen dhembet dhe koka ne grep.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*