Gjermania mbështet Shqipërinë për hapjen e dosjeve

January 13, 2015 19:03

Gjermania mbështet Shqipërinë për hapjen e dosjeve

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar sot pasdite në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Sekretari gjerman i Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Jorg Asmussen, mbështeti përpjekjen e qeverisë për hapjen e dosjeve të ish sigurimit, duke e cilësuar atë si një proces nga i cili shoqëria shqiptare do të përfitojë shumë.

“Procesi që ne ndërmorëm ishte një ushtrim i dhimbshëm, por kombi gjerman përfitoi nga bërja e transparencës për çfarë kishte ndodhur nën diktaturë dhe e kapëm këtë mundësi historike që iu ofrua gjeneratës sonë. Tani ne jemi një komb më i bashkuar, se sa do të kishim qenë pa e kryer këtë process, dhe kjo ka ndihmuar dhe kontribuar për të ribashkuar qytetarët gjermanë pas një ndarje të detyruar. Dua t’ju inkurajoj të ecni përpara me këtë proces sepse vendi dhe njerëzit tuaj do të përfitojnë nga rezultatet e tij”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ministri Veliaj tha se mazhoranca ka vullnetin e plotë për të miratuar një ligj për hapjen e dosjeve. “Ky është një ligj i cili nuk ngjall vëllavrasjen, nuk ushqen tension social, por e maturon kombin, sjell transparencë dhe i bën mirë shoqërisë”, ka thënë ai.

January 13, 2015 19:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*