Papunësia nga Covid/ Gjermania ndalon fluksin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor

June 29, 2020 16:39

Papunësia nga Covid/ Gjermania ndalon fluksin e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor

Numri i të huajve të papunë pa pasaportë gjermane sipas Agjencisë Federale të Punësimit u rrit me 24 përqind ose 840 mijë vetë nga muaji mars deri në maj.

Ndërkaq numri i të papunëve me nënshtetësi gjermane gjatë kësaj periudhë është rritur me 19 përqind ose 2 milionë vetë.

Në këto kushte koalicioni qeveritar i Angela Merkel planifikon që emigracioni masiv i punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor të jetë i kufizuar në vetëm 15,000 persona.

Rregullorja qe lejon që punëtorët e pakualifikuar nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia të emigrojnë legalisht drejt Gjermanisë nëse kanë një ofertë për punë u prezantua pesë vite më parë.

Qëllimi i kësaj rregulloreje ishte të zvogëlohej imigrimi masiv përmes sistemit të azilit. Vitin e kaluar, sipas raportit te Agjencisë Federale të Punësimit 27,000 punëtorë erdhën në Gjermani në këtë mënyrë.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se për shkak të rritjes së papunësisë në krizën koronavirus, CDU/CSU në Qeverinë e Gjermanisë synon të zvogëlojë emigracionin nga tani e në vazhdim të punës bazuar në një vendim të vitit 2016 mbi përfitimet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë rregulli për punëtorët nga Ballkani Perëndimor u prezantua pesë vjet më parë pasi autoritetet në rajon e listuan atë si një ‘vend të sigurt të origjinës’  me qëllim të zvogëlimit të imigracionit masiv përmes sistemit të azilit.

 

l.h/ dita

 

 

June 29, 2020 16:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim