Gjermania ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve

August 13, 2017 16:51

Gjermania ndalon hyrjen e 10 shqiptarëve

 

Dhjetë shqiptare janë ndaluar të hyjnë ilegalisht në Gjermani nga policia federale. Bëhet fjalë për dy familje të cilat po udhëtonin në një minibus në autostradën, afër Rottal-Ost kur janë kontrolluar nga policia shkruan portali gjerman plus.pnp.de

Ata kanë treguar pasaportat shqiptare. Nga kontrolli i dokumenteve është zbuluar se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin qenë më parë të dënuar për falsifikim dokumentesh dhe për trafikim të të huajve në Gjermani.

Kur janë pyetur për qëllimin e qëndrimit në Gjermani ata kanë dhënë deklarime kontradiktore

Pas marrjes në pyetje lidhur me qëllimin e udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani, ata ranë në kundërshtim me deklarimet e tyre.

Për këtë shkak ato u dëbuan nga territori gjerman dhe u kthyen në Austri.

August 13, 2017 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*