FOTOT: Gjermania thyen “mallkimin”, mposht Italinë dhe shkon në gjysmëfinale

July 3, 2016 00:23

FOTOT: Gjermania thyen “mallkimin”, mposht Italinë dhe shkon në gjysmëfinale

Gjermania i dha fund mallkimit ndaj Italisë nga pika e 11-metrave, ku nuk ishin sfiduar me të kaltërit. Një sukses i arritur pas një ndeshje që nuk mbaronte kurrë, aq sa dhe dy ekipet goditën plot nëntë herë nga penalltia, deri në momentin kur Hector u tregua po aq i madh sa emri i tij duke bërë historinë për Gjermaninë, që mposhti për herë të parë Italinë në histori në një turne zyrtar.

Një eliminim mes lotëve për Italinë, por dhe një sukses i rëndësishëm për Gjermaninë, që arrin të bëhet gjysmëfinalistja e tretë e këtij turneu.

2

Frika për të mos humbur sidomos në pjesën e parë bëri që ndeshja të ishte shumë taktike,  me Gjermaninë që në ndryshim nga e kaluara u përpoq të ishte e kujdesshme.

Si pasojë e kësaj ndeshja u luajt kryesisht në mesfushë me rastet që në pjesën e parë ishin me pikatore, aq sa momenti i parë i mirë u regjistrua në të 42-tën, kur Muller brenda në zonë goditi menjëherë por Bufon nuk mund të befasohej nga një kthesë e tillë. Gjithsesi Italia u përgjigj menjëherë dhe në të 44-trën ishte Sturaro që provoi në hyrje të zonës por topi u devijua në këndore. 0-0 e pjesës së parë ishte një rezultat logjik ndërsa në fillimin e së dytës, loja ishte paksa më dëfryese me Muller, që nuk arriti të thyejë mallkimin e golit të parë në një Europian dhe për shkak të një devijimim.

3

Gjermania ishte skuadra më me shumë kualitete në fushë përballë një Italie plot shpirt, dhe pikërisht një lojtar plot cilësi si Ozil mundi të realizojë në minutën e 68-të duke i dhënë epërsinë 3 herë kampionëve kontinental.

Lojtari që kishte shënuar i fundit në një ndeshje zyrtare ndaj të kaltërve arriti të kalojë për herë të parë në histori në epërsi Gjermaninë ndaj Italisë. Megjithatë karakteri i të kaltëve në këtë Europian tejkalon dhe cilësitë e lojtarëve dhe në minutën e 77-të Boateng i dha një dorë Italisë për të arritur te goli i barazimit nëpërmjet një penalltie, të cilën Bonucci nuk e shpërdoroi.

4

Në të 89-tën De Sciglio gjeti rrjetën por nuk arriti të evitojë shtesën, pasi topi preku pjesën e jashtme të saj. Gjatë 30 minutave deri te penalltitë pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, asnjëra prej tyre nuk arriti të shmangë goditjet nga pika e bardhë, ku do të sfidoheshin dhe dy portierët më të mirë në botë Buffon dhe Neuer.

5

Zaza gaboi penalltinë e dytë për Italinë dhe pse kishte hyrë në fushë në sekondat e fundit pikërisht për të goditur nga pika e bardhë, megjithatë Buffon ruajti barazpeshën duke mos lejuar Muller të shënojë në një Europian as nga pika e bardhë.  Barzagli u tregua i saktë, por Ozil dhe Pelle gabuan, ashtu si dhe Bonucci dhe Schëeinsteiger.

6

3 penalltitë e radhës ishin të sakta për të dyja skuadrat, deri në momentin kur Darmian gaboi duke i dhënë mundësinë Hector që të hynte në histori si njeriu që i dha fund mallkimit italian. Gjermania për herë të parë arriti të mposhtë Italinë duke qenë gjysmëfinaliste e Europianit.

17 10 8 9 12 13 14 15  1116

July 3, 2016 00:23
Komento

3 Komente

  1. intelektuali July 3, 07:49

    Pensionistet e Italise ne vend qe te qajne per fatin qe u jep gjithnje Zoti me lojen e tyre te shpifur “Catenaccio” duhet te jene mjaft te lumtur qe arriten deri ne kete faze kualifikimi, fale edhe lojes idiote te Gjermanise

    sepse:

    LOJA E MAKARONAXHINJVE PENSIONISTE FUTBOLLI NGA APENINET NGJASNONTE ME LOJEN E EKIPIT TE YZBERISHTIT TEK FUSHA E ZEZE.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 3, 08:38

    Italianet te shkojn se i kan makaronat gati.

    Reply to this comment
  3. Mark uk July 3, 20:01

    shkoni e hani makarona

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*