Gjermania-Trumpit: Po shkatërron besimin e Europës

June 10, 2018 21:24

Gjermania-Trumpit: Po shkatërron besimin e Europës

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump ka shkatërruar përmes postimeve të tij në rrjetin social “Twitter” një pjesë të konsiderueshme të besimit të Europës.

Mass thotë se është pikërisht ky rezultat i ardhur nga qëndrimet e Trumpit që duhet ta sensibilizojnë Europën të qëndrojë e bashkuar.

“Ju mund të shkatërroni shumë lehtë një pjesë të madhe të besimit me anë të një postimi në Twitter. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishëm misionin që Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të mbrojë interesat e saj në mënyrë edhe më ofensive”, tha ai.

Maas shtoi se “Europa e bashkuar është përgjigja e duhur ndaj sloganit “Amerika vjen e para””.

s.a/dita

June 10, 2018 21:24
Komento

2 Komente

  1. Tap Topi (TT) June 10, 22:34

    O gazep dru me pre qe s’di as te lexosh as nje slogan te kopjuar nga gjermanet.

    “Amerika first” (Amerika e para) eshte pak a shume e ngjashme me sloganin hitlerian “Deutschland über alles” (Gjermania mbi gjithçka).

    Kontinenti i Lashte ka bere mjaft gabime trashanike ne te kaluaren. Historia e Evropes eshte e mbushur me luftra midis shteteve brenda per brenda saj, por sot kohet kane ndryshuar. Aleancat e fuqishme ekonomike dhe natyrisht dhe ato ushtarake brenda unionit i kane shqetesuar dhe i kane vene ne pozita te veshtira kaubojsat apo me mire te themi “sehirberesit” e dikurshem te L2B-se, te cilet u kujtuan te sulmojne gjermanine dhe japonine vetem atehere kur atyre u kishin mbaruar baterite.

    Evropa duhet te jete unike ne qendrime e veprime, dhe me thenien e tij Heiko i ka vene pikat tamam mbi i. Nje Evrope e fuqizuar permes zgjerimit te saj mund t’i beje bere balle cdo presioni ekonomik dhe jo vetem te nje te pallogaritshmi (unberechenbar) qe ecen sipas parimit “Pas meje qameti” (Nach mir die Sintflut).

    Evropa eshte tashme e fuqishme, por me zbythjen e bukeshkaleve galeze ajo duhet ta kompesoje kete humbje duke i hedhur syte sidomos nga lindja. Ne nje situate te tille, sanksionet evropiane (te imponuara prej “xhandarit te botes”) kunder Rusise duhen rishikuar nga e para. Ballkani perendimor mbetet opsion per nje bashkepunim teper te kujdesshem, pasi hasmerite qe kane atje kryegomeret midis tyre me shume mund t’i prishi pune evropianeve se sa t’i ndreqi.

    Reply to this comment
  2. çonju hajdar prej gjumit çonju... June 10, 23:32

    Buke qe s’kaperdihet asht or vlla… ky timi (komenti i pa publikuar akoma)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*