Gjermania-qytetarëve: Mblidhni rezerva ushqimore

August 22, 2016 16:40

Gjermania-qytetarëve: Mblidhni rezerva ushqimore

“Popullsia udhëzohet të rezervojë një depozitë individuale ushqimesh për dhjetë ditë”, citon gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS) duke iu referuar një koncepti për mbrojtjen civile, që qeveria do ta miratojë të mërkurën (24.08). Sipas këtij raporti, popullsia duhet të jetë në rast emergjence e aftë për vetëmbrojtje përpara se të ndërmerren masat shtetërore, për të garantuar mjaftueshëm sipas eventualitetit ushqime, ujë, energji dhe para në dorë.

Dy litra ujë për person në ditë

Si rrjedhojë popullsia do të udhëzohet, që të jetë e përgatitur të vetëkujdeset për një furnizimin fillestar për pesë ditë me dy litra ujë në ditë për person, thuhet në një tekst të përpiluar nga Ministria e Brendshme.

Sipas “FAS” bëhet fjalë për strategjinë e parë për mbrojtjen civile që pas fundit të Luftës së Ftohtë në vitin 1989. Kjo strategji u mandatua në vitin 2012 nga Bundestagu. Në konceptin e përshkruar në 69 faqe thuhet, se “nuk ka gjasa për një sulm ndaj territorit të Gjermanisë, që kërkon mbrojtjen konvencionale të vendit”. Megjithatë është e nevojshme “që të ketë një përgatitje të përshtatshme për zhvillime me kërcënim të ekzistencës, që parimisht nuk mund të përjashtohen në të ardhmen”.

Se si duhet të jenë masat e përkujdesit për rastin e katastrofave, për këtë informon “Enti Federal për Mbrojtjen e Ppopoullsisë dhe Ndihmën në raste Katastrofash (BBK). Në faqen e internetit të këtij enti ka një listë informacionesh për përkujdesin personal në rast emergjence – Checklisten zur persönlichen Notfallvorsorge – ushqime dhe ujë, artikuj higjenikë e deri tek farmacia e shtëpisë.

Masa të pamjaftueshme paraprake

Një tjetër temë e rëndësishme e këtij koncepti është edhe vetëmbrojtja e organeve shtetërore. Në rast të spostimit nga vendi i shërbimit duhet të merren masa “për të garantuar funksionimin e një autoriteti shtetëror në një vend të mbrojtur”, citon gazeta FAS. Masat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme. Ndaj duhet që Këshilli Federal të merret me këtë çështje./DW

August 22, 2016 16:40
Komento

10 Komente

  1. vjola August 22, 16:53

    Jo po Ai Enveri sec bente ca “marrezira” bente fortifikime per te mbrojtur popullin dhe vendin e tij .Mire qe i beri ,por keta zuzare,hajduter i shkaterruan ,ose ndonje qe ka mbetur e kthejne ne muze .Politikanet tane mend skane patur asnjehere ne keto 26 vjete .Vete shkaterro , hajdutllek bashkepunim me agjenturat e huaja .per tu treguar te gatshem karshi te huajve cfare nuk bene kundra vendit te tyre sepse njekohesisht edhe gllaberonin pa mase pa u nginjur kurre .

    Reply to this comment
    • Maçu Piçu August 22, 17:33

      Ai Enveri ishte nje kokerr loqe qe e ngordhi miletin per buke ne kohe paqe, qe te kishte nje vend ku te vritej ne kohe lufte.

      Reply to this comment
      • Alban August 22, 22:08

        Ik more qelbesire, kush paska vdekur per buke ne kohe te Enverit? AAassnjeeee! Ik shko tani si vdesin rrugeve lypsat ne Tirane. Ne urgjence paraqitet gati cdo dite nje lyps qe ka humbur ndjenjat.
        Shko si eshte gjendja ne rrethe. Eshte ulur popullesia. S’ka me lindje, njerzit vdesin me shpejt dhe me semundje te frikeshme qe si kishim degjuar as emrin. Shiko pak pertej hundes tende e do e shohesh qe shqiptaret po vuajne, e po vdesin, dhe per kete s’e ka fajin Enveri/

        Reply to this comment
        • Maçu Piçu August 23, 09:00

          Ore qelbanik i ndyre, edhe bagetise i hedhin bar se u duhet per pune e per mish.
          Po ne kohe te Enver Bythes ke qene neper fshatra zotrote? E di ti cfare hanin njerzia ne ate kohe?
          E ke marre vesh qe ne Martanesh eshte ngritur fshati i vullnetareve te Enverit? Shko rro atje, tallonin e ke te sigurt edhe kur te dhemb bytha ta sherojne falas.

          Reply to this comment
  2. Remi August 22, 17:05

    Po mire e kishte sala ne jena me mire se keta prite kur te hapin ndonje lufte tjeter

    Reply to this comment
  3. Thanasi qe ta plasi August 22, 18:22

    Moj Viola po a krahasohen keta politikanet e sotem me Enverin moj? Po keta jane mijra vite drite larg tij

    Reply to this comment
  4. Arben August 22, 20:53

    SA PER KUJTESE, USHTRIA SHQIPETARE E MBYLLI ME SUKSES AKSIONIN E PASTRIMIT TE PLAZHEVE.

    HAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
    • Alban August 22, 22:10

      Detyrohet te hyj ushtria per plehrat, sepse katunar si zotrote, s’e dine cdo te thote pasterti/ Hedhin plehrat nga do qe vejne, e leshojne nga dora si lopa bajgen.Nje vend me njerez normal, s’ka nevoje per masa drastike.

      Reply to this comment
  5. MH August 22, 21:18

    Ja ku perfundoj vija e bilancit te sistemit vetmbrojtes kapitalist gjerman.Identik me sipermarrjet e domosdoshme te sistemit diktatorial te Hoxhes ne interrese te vetmbrojtjes popullit.Qe po te krahasohesh ajo sipermarrje vetmbrojtje e sistemit monist ishte shume me e organizuar se dy litra uje ne dite per person.etj etj.

    Reply to this comment
  6. SS August 23, 09:17

    Keta ore.. prit te shikojne mire te semes nga kane dale athere do ta mbledhin mendjen nga kane dale Se katandisen popullin me shum epitete lypsar krriminel haidut drogaxhi dhe shume semundje te tjera as perendia nuk ben derman

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim