Gjermania voton për transport publik falas

July 11, 2019 18:02

Gjermania voton për transport publik falas

Këshilli bashkiak i qytetit gjerman, Rhineland ka në plan të votojë për marrjen e hapit të pazakontë të ofrimit të transportit publik falas.

Nëse votimi kalon, atëherë 44 000 banorë të Monheim am Rhein pranë Dyseldorfit nuk do të paguajnë më për transportin publik që nga prilli i vitit 2020.

Mocioni me siguri do të kalojë pasi një prej partive ka shumicën në këshillin bashkiak duke mbajtur 26 nga 40 vende. Qyteti ka një flotë prej 47 autobusësh.

Qytetarët, të cilët janë të regjistruar në Monheim, do të jenë në gjendje të udhëtojnë brenda qytetit dhe deri në Langenfeldin fqinj pa pagesë.

Monheim tashmë paguan rreth tre milionë euro në vit për kompaninë lokale të transportit publik për të plotësuar të ardhurat e biletave në rënie.

Ideja e transportit publik falas nuk është krejtësisht e re në Gjermani. Në qytetin e Templinit në veri të Berlinit u ofruan autobusë falas mes viteve 1998 dhe 2003.

l.h/ dita

July 11, 2019 18:02
Komento

2 Komente

  1. mirel July 11, 21:16

    Si nuk kane gjetur nje PPP keta ti investojne ne transport?
    Cojani Fushen dhe Ulen, se kushedi merr hov transformimi i Gjermanise drejt Evropes.
    Apo ka shkuar sportelisti ne menyre konfidenciale dhe po trainon bashkite si te bejne tendera?

    Reply to this comment
  2. Bredhi July 12, 10:02

    Per kete gje te vrase mendjen kryebashgkiaku mashtrues Veliaj e jo te na derdellise se ka marre cmime fallco neper bote!
    Pasi shkaterroi trafikun urban ne Tirane me sheshin skandaloz SAkenderbej,vetem nje nen kalim nentokesor ne forme metroje poshte sheshit Skenderbej dhe transporti urban falas mund te lehtesoje trafikin ne Tirane,ndryshe do jete nje TMERR i vertete sic eshte sot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*