Gjesti prekës i Lewis Hamilton, i dhuron trofeun vogëlushit me kancer

May 15, 2019 12:21

Gjesti prekës i Lewis Hamilton, i dhuron trofeun vogëlushit me kancer

Lewis Hamilton tregoi edhe njëherë se nuk është vetëm një pilot fantastik, por edhe një njeri me zemër të madhe.

Piloti britanik, i cili triumfoi të dielën në Çmimin e Madh të Spanjës në Formula1, vendosi t’ia dhurojë trofeun e garës vogëlushit 5-vjeçar, Harry Shaw, i cili vuan nga kanceri.

Përpara fillimit të garës, vetë vogëlushi i kishte dërguar një mesazh Hamiltonit, i cili pas përfundimit të saj theksoi se Harry ishte një frymëzim për të dhe shtysë drejt fitores. Ndërkohë, drejtuesit e Mercedesit dërguan makinën W10 të Hamiltonit në shtëpinë e vogëlushit Harry, për ta admiruar nga afër.

Një gjest ky që e preku shumë babain e vogëlushit, James Shaw, i cili komentoi dhuratën e mrekullueshme nga kampioni i botës në Formula 1.

“Nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë ky gjest për djalin tim. Tani ai beson se Lewis është miku i tij më i mirë dhe për një fëmijë kjo është diçka fantastike. Në një moment të tmerrshëm si ky, të gjithë ne kemi një motiv për të buzëqeshur”, u shpreh James Shaw.

e.t./dita

May 15, 2019 12:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*