Gjetan Keta kampion Interkontinental në WBC

February 19, 2016 21:46

Gjetan Keta kampion Interkontinental në WBC

Gjetan Keta fitoi gjerdanin e artë të peshës së mesme për titullin interkontinental të versionit WBC pas një tërheqje të kundërshtarit të tij Turgay Uzun, në raundin e pestë. Në një mbrëmje emocionuese në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Gjetan Keta ngriti peshë të pranishmit në sallë me një fitore fantastike, në një duel që vëllezërit Keta e kishin organizuar dhe për të promovuar Shqipërinë në mbarë botën.

Gjetani e nisi si një luftëtar i vërtetë u ngjit në ring me muzikën e filmit për Heroin tonë Kombëtar “Skënderbeu”.

Ndërsa emocione të mëdha dhuroi dhe momenti i këndimit të himnit nga tenori Kastriot Tusha, me një flamur gjigant që u shfaq në tribunën qëndrore. Në momentin që nisi grushtimi, Keta menjëherë u pëpoq të ishte agresiv duke sulmuar kundërshtarin e tij. Në raundin e 2-të dhe të 3-të, Uzun u përpoq të vendoste disi në vështirësi Ketën, por në raundin e katërt mori disa goditje nga ana e Gjetanit duke ndjerë peshën e lodhjes. Dhe në raundin e pestë, pas një tjetër sulmi të Ketës, Uzun nuk përballoi dot furinë e goditjeve duke u tërhequr përfundimisht, me Gjetanin që fitoi titullin interkontinental.

Vetë kampioni u shpreh i emocionuar për këtë sukses, që i jep atij mundësinë tashmë për të garuar në muajin maj dhe për titullin botëror.

I kam pas emocionet më të mëdhaja se asnjëherë. Ishte shumë e vështirë, por unë e di që jam një luftëtar dhe doja të luftoja me gjithë forcën time”.

Ndërkohë që vëllai i tij Ismaili nuk harroi të falenderonte publikun shqiptar për mbështetjen.

“Nuk kam fjalë, dua vetëm të falenderoj publikun shqiptar”.

Fitore arriti një tjetër pinjoll  i boksit në familjen Keta, Feriti, që e nisi karrierën e tij si profesionist me një sukses ndaj serbit Haris Calakovic, i cili u rrëzua që në raundin e dytë.

February 19, 2016 21:46
Komento

3 Komente

  1. demo February 19, 22:07

    Ja keshtu nip,sternipat e Gjergj Kastriotit nga Dibra.Sa te falemi ne xhami,me mire i falemi Kastriotit tone.

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati February 20, 02:15

    Kristian Prenga ja dhjeu turinjte atij grekut . Me kenaqi fare

    Kristiani esht shum perbindesh , po te vazhdoj ashtu do behet kampion bote se ka trup te gjatedhe te fuqishem

    Shyqyr qe rahu ate kelysh freku , se ata jan shum komb i piste , kur fitojn bejn si qener

    Urime gjith bojsiereve tane se u treguan te gjithe te shkelqyer

    Ajo ca me pelqeu ne ndeshjen kunder grekut , ishte se kur fitoi Prenga gjithe publiku , me gra me burra e me intelektuale u ngriten duke brohiritur

    Reply to this comment
  3. kastriot February 20, 14:45

    Nje fitore e merituar nge Gjetan Keta,i cili ngrene larte vlerat kombtare,dhe patriotike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*