Gjeti 17 rezultate në skedinë, magazinieri fiton 1.8 milionë euro

February 9, 2018 15:37

Gjeti 17 rezultate në skedinë, magazinieri fiton 1.8 milionë euro

 

Një histori e pabesueshme vjen nga Nairobi në Kenia, ku një magazinier 31-vjeçar ka fituar një shumë marramendëse.

Plot 1.8 milionë euro ka fituar Gordon Paul Ogada pasi kishte parashikuar saktë rezultatin e 17 ndeshjeve të futbollit, javën e kaluar. Një kombinim “i çmendur” i rezultateve, të cilat në fakt ndeshje pas ndeshje u përmbushën në mënyrë të pabesueshme.

Parashikimi i fundit ishte ai i barazimit mes Liverpool-it dhe Tottenham-it (2-2), që erdhi në fund të një sfide të jashtëzakonshme, ku shënoi edhe bashkëpatrioti i Gordon-it, Wanyama.

Lista me 17 rezultatet e prashikuara nga magazinieri nga Nairobi i dhuroi atij një “jackpot” prej më shumë se 230 milionë shilingash keniane, apo një milion e 800 mijë euro.

Një shifër e jashtëzakonshme, veçanërisht për një vend të varfër si Kenia.

a.s/dita

February 9, 2018 15:37
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 February 9, 17:32

    në këto raste flasim për atë që quhet fat,ose rastësi!!
    zotëria nuk ma merr mëndja të ketë mbushur skedën e parë!pra nëse nuk është skeda e parë do të thotë se nuk do të mund të përsëritet për së dyti në mbushjen tjetër!pra ai nuk ka “gjetur rezultatet e sakta”,por thjeshtë ka patur fatin që parashikimet e tij kanë përkuar me rezultatet rastësisht”!!gjë që ndodh ndonjë herë!!
    i gëzoftë paratë dhe shpresoj që të jetë dhe i mënçur si ka pasur fat!!
    është e vështirë që kjo lloj rastësie të përkojë tek persona që luajnë lloto!!
    normalisht ata i humbin si dh ei fitojnë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*