Gjiganti i hotelerisë Hilton vjen në Shqipëri

October 26, 2017 11:51

Gjiganti i hotelerisë Hilton vjen në Shqipëri

Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë Hilton do të jetë prezent edhe në Shqipëri.

Kompania vendase e ndërtimit Enternal Group është nënkontraktuar për të bërë punimet e objektit i cili është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, poshtë kryqëzimit të 21 Dhjetorit, shkruan revista Monitor.

Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë me dije se Hilton për disa vite rresht ka shfaqur interes të jete i pranishëm në Shqipëri, por ndërkohë burimet nga kompania që po ndërton për llogari të rrjetit e konfirmuan këtë fakt. Hilton do të vijë me linjën “Garden Inn”.

Punimet janë në fazën e ngritjes së karabinasë, por godina do të mund të bëhet funksionale në fillim të vitit 2018.

Sipas Monitor, kapaciteti i akomodimit dhe vlera e investimit po mbahen sekret për shkak të politikës së marketingut që ndjek Hilton për investimet e reja.

Enternal Group, është një kompani vendase që tashmë ka përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e objekteve të luksit dhe qendrave tregtare. E njëjta kompani ka qenë nënkontraktori kryesor në ndërtimin e godinës për llogari të hotel Sheraton, Qendrës tregtare TEG, Toptani Center, Coins, QTU, ETC, Rolling Hills dhe një sërë objektesh të tjera me funksionalitet të lartë.

Hilton është një rrjet hotelesh luksi i shtritë në gashtë kontinente me rreth 570 linja akomodimi.

Të ardhurat e Hilton në 2015-n ishin 11,2 miliardë USD me një rritje gati 10% në krahasim me vitin paraardhës.

Në vitin 2015, Hilton e shtoi kapacitetin e akomodimit me 43,000 dhoma. Që nga viti 2007 biznesi i hoteleve Hilton është zgjeruar me 50%. Nga burimet zyrtare të kompanisë gjiganti i hotelerisë zgjerimin më të madh është duke e bërë në vendet në zhvillim dhe sidomos në Azi. Pjesë e këtij zgjerimi është e linja në Shqipëri.

Zgjerimi i markave të njohura të hotelerisë në tregun shqiptar pritet t’i japë një dimension të ri kryeqytetit shqiptar.

Numri i vizitorëve të huaj është vënë në një trend rritjeje të qëndrueshme, ndaj kohët e fundit bizneset vendase dhe të huaja po orientohen drejt investimeve në hotele në vendin tonë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Paketës Fiskale 2018 ka përjashtuar hotelet në pesë vitet e para nga pagesa e tatimit mbi fitimin, teksa ka zbritur TVSH-në në zinxhirin e furnizimit të hoteleve dhe shërbimit të akomodimit në 6% nga 20 që ka qenë më parë.

October 26, 2017 11:51
Komento

1 Koment

  1. Xha Teme October 26, 17:50

    A e mbani mend turpin e Salehut me Hiltonin kur u hap tenderi per privatizimin e 15 kateshit ne qender. E skualifikuan kokepalaret e vleresimit te ofertave. A mund te skualifikohej gjigandi i turizmit boteror??? Dhe ja dhane per nje cope buke nje cete birbollanesh biznesmeneve te shqyer(me falni te shquar) shqiptare me emra Ram Geci, Avni Ponari te dy nga Trapoja dhe disa morave te tjere te fishkur si dy te paret. E kuptoni se cmenxyre ka qene per Shqiperine Saleh Qoftelarg Brekeskisha. O Tempora o mores!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*