Po vjen Hilton, por ç’po ndodh me hotelet e luksit në Tiranë?

January 8, 2018 09:25

Po vjen Hilton, por ç’po ndodh me hotelet e luksit në Tiranë?

Pa zhurmë e bujë, gjiganti i rrjetit të hoteleve të luksit, Hilton, ka njoftuar zyrtarisht të dhënat e hotelit për Shqipërinë.

Në site-n zyrtar njoftohet se hoteli pritet të hapet në qershor të vitit 2018 dhe është vendosur në bulevardin “Gjergj Fishta” 1001, pranë qendrës së kryeqytetit.

Hilton po vjen në një kohë kur kërkesa për shërbimet e luksit nuk është premtuese. Pak ditë më parë u largua Sheraton Albania, hoteli prestigjioz me pesë yje.

Kompania, e përqendruar në hoteleri e turizëm, rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj.

Edhe hotel Plaza, një investim vendas i të njëjtit standard nuk arrin t’i shfrytëzojë tërësisht kapacitetet.

Numri i të huajve që e vizitojnë vendin nga viti në vit është në rritje, por shoqatat hoteliere bëjnë me dijë se kërkesa është e orientuar në hotelet e standardit të mesëm me 3-4 yje.

Qeveria nëpërmjet Paketës Fiskale 2018, ka lehtësuar ndërtimin e hoteleve me 5 yje duke i përjashtuar nga taksat në 10 vitet e para të aktivitetit, por ekspertët e turizmit janë sërish të frikësuar nëse këto investime janë në përputhje me kërkesën.

January 8, 2018 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*