Gjiganti italian i modës, në gjyq për shkak të krokodilëve
Nga Arkiva
Shtëpia e modës italiane Prada do të dalë në gjykatë së shpejti, për shkak se akuzohet për blerjen e lëkurës së 700 krokodilëve amerikanë.
Nëse akuzat vërtetohen, gjiganti i modës Prada do të gjobitet me 2 mln dollarë.
Prada hyri në probleme pasi firma “Capo-USA” zbuloi mënyrën se si kishte arritur marrëveshje me të, për blerjen e lëkurës së re e të vjetër të krokodilëve amerikanë.
Blerja e lëkurës së krokodilëve është realizuar me qëllimin për t’u përdorur si aksesorë të modës.
Prada ka kërkuar administrimin e lëndës si provë në Gjykatën Federale në Florida, e më pas edhe në Milano.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento