Gjiganti mediatik “Sky” vlerëson projektin për Teatrin e ri Kombëtar

July 22, 2018 18:36

Gjiganti mediatik “Sky” vlerëson projektin për Teatrin e ri Kombëtar

 

Gjiganti mediatik “Sky” i ka bërë jehonë faktit që Tirana i ka besuar projektimin e Teatri të ri Kombëtar një prej arkitektëve më me emër dhe reputacion në botë, Bjarke Ingels. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga kanali “Sky Arte”, i cili i kushtohet kryesisht artit dhe kulturës, i bëhet një pasqyrim zhvillimeve në Tiranë, ku po synohet që të ndërtohet një teatër modern.

Artikulli thekson se disa muaj pas përfundimit të “LEGO House” në Billund, Grupi BIG-Bjarke Ingels është gati të matë veten në kryeqytetin shqiptar, për të krijuar në qendrën e tij Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë.

Më poshtë shkrimi i “Sky Arte”:

Në Tiranë, Bjarke Ingels projekton Teatrin e ri Kombëtar

Struktura aktuale, që daton në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në fakt do të zëvendësohet në vitet e ardhshme nga ndërtesa e re, projektimi i së cilës iu besua studios së drejtuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Klima e “gjallërisë arkitekturore” e pranishme tashmë prej disa vitesh në kryeqytetin shqiptar, duket se po vazhdon, këtë herë me një ndërhyrje në aspektin funksional, përcjell Shqiptarja.com.

Teatri i ardhshëm Kombëtar i Shqipërisë do të jetë në gjendje të presë një gamë të gjerë të shfaqjeve të drejtpërdrejta, me hapësira të dedikuara për shfaqje brenda dhe jashtë.

Përveç kësaj, me rreth 9 mijë metra katrorë në dispozicion, kompleksi mund të krenohet edhe me një teatër të hapur në çati dhe një hapësirë publike të mbuluar, të vendosur poshtë ndërtesës.

Për të gjeneruar ndërtesën, vëllimi i saj pëson një shtypje në qendër, për t’u ngritur pjesërisht nga toka. Në këtë mënyrë, krijohet një hendek mes dy pjesëve të sheshit publik, për të formuar një lidhje. Hapësira të mëdha me xham do të shtrohen në të dyja fasadat kryesore, duke zvogëluar distancat midis teatrit, i cili do të jetë gjithashtu një vend i prodhimit kulturor, i pajisur me shërbime restorantesh, dhe pjesës tjetër të  qytetit.

Artikullin origjinal e lexoni KËTU

l.h/ dita

July 22, 2018 18:36
Komento

10 Komente

  1. Arben July 22, 19:03

    Po per.kullat 60 kateshe te lalidhjeri, thoshte gje????!!!?

    Reply to this comment
  2. Endri July 22, 19:05

    E kemi akoma ne memorje kur nje media edhe me prestigjoze se sky, vite me pare i beri jehone mrekullise ekonomike te saliut.

    Reply to this comment
  3. intelektuali July 22, 19:12

    Po 15 pyetjet e nxehta te Keshillit te Evropes per Edvin Genjeshtarin pse nuk i publikoni o gazeta DITA?

    Dhe ne vend te lajmit te vertete qe shqeteson te gjithe shqyptaret publikoni propaganden gebelsiane te Edvinit per fanatiket e Partise si nje thirrje per te shtrenguar radhet dhe per te perballuar depresionin qe ka kapluar ithtaret e Edvin Droges nga goditjet qe po i vijne nga BE-ja dhe Bota?

    sepse:

    Ju o gazeta DITA deklaroni me ngazellim lajmin:

    “…Gjiganti mediatik “Sky”…”

    PO C’A THONI O GAZETA DITA?

    sepse:

    Ky Sky Arte qe citoni ju eshte aq gjigant mediatik ERTV-ja e Edi Rames qe nuk e ka degjuar askush ne Bote dhe ka shume gjasa qe te jete darovitur me mjaft leka droge nga Rilindja e Edvinit qe sic e ka treguar edhe koha eshte mjaft doreleshuar per qellimet e propagandes enveriste per reklamuar Kulcedrat e tij prej Betoni qe nderton duke shkelur me kembe Monumente Kulture si nje Diktator i Vertete Monist.

    PO PSE NGA “SKY” I PAGUAR DO TE MESOJNE SHQYPTARET PER “BUKRINE QE TE VRET” TE KULCEDRAVE TE EDVINIT QE I PAGUAN SI “FRENGU PUNEN” DUKE ABUZUAR ME PRONEN DHE FONDET PUBLIKE?

    Po pse nuk e ndertoi Bjark-u Teatrin e tij Famoz ne Milano ku La Scala po binte ne toke dhe u riparua ashtu sic ishte shekuj me pare me nje financim nga Bashkia e Milanos dhe nga kontributet e qytetareve italiane, pse nuk e di SKY ARTE kete histori?

    PO PER KULLAT-KULCEDRA PREJ BETONI PSE NUK KA FOLUR ASNJE LLAF KY SKY-GJIGANTI O GAZETA DITA?

    Po ku i ka lekat Edi Rama qe te ndertoje Teatro Kozmike ai ne asnje kryeqytet ne Bote, kur i ka lene shqyptaret “pa breke ne bythe”, qe ngjan si nje fis prej Afrike ZULU qe po kerkon te shpetoje koken nga jo te ndjekur nga lufta, por varferia duke emigruar ne dhe te huaj?

    HE MO GAZETA DITA KU DO T’I GJEJE LEKAT EDI RAMA QE TE NDERTOJE TEATRO KOZMIKE QE DO TE CUDISE BOTEN?

    sepse:

    PPP qe ka shpikur si justifikim per projektet e tij pa tender, pa preventiv dhe pa kurfare llogarie, njesoj si Rruga e Kombit e Saliut kane gjetutr kundershtimin e FMN-se dhe Bankes Boterore dhe ka gjasa qe se shpejti Rilindja te mbetet:

    SI PESHKU PA UJE!

    Reply to this comment
  4. agimi July 22, 19:35

    Tiranes i duhet nje objekt i cili do vazhdoj kontinuitetin me ndertesen e teatrit ekzistues,kuptohet ne permasa me te medha.Nga jashte nje pamje qe i ngjane teatrit ekzistues me zbukurime( barok) nga jashte dhe modern ne brendi. Kjo do u pelqeje nostalgjikeve dhe do ruaj arqitekturen dhe traditen qe ne fakte ka ky teater.Ndertimi i nje shtalle si kjo me larte denidron jo vetem hapsiren aty por edhe traditen teatrore,e cila sikur Fillon nga sote me kete shtalle….Hidhni nje sy teatrit te ri ne Shkup.Teatri eshte teater dhe jo shtepi mallrash.

    Reply to this comment
  5. Plaku dhe Deti... July 22, 20:03

    Nje qigand tjeter medhiatik raportoi bile se “keshilli i ndrikullave” po studion mundesine e shpernguljes se 12 miljeve det te hapur ne taracen e kompleksit, keshtu qe per hapesira publike s’mbetet vend fare.

    I pafshi hajrin!

    Reply to this comment
  6. uahahahah July 22, 21:01

    Duket qarte qi shijet e komunitetit
    te shpelles ,bien ndesh me projektin moderrn
    te arkitetktit danez .

    Shtetit i ngelen dy variante nji tash :

    1) Te ndertoje nji Teater te tille dhe deportoje komunitetitin shpellar andej nga ka dal ,Shpella vic,

    dhe
    2) qe eshte e paimagjinushme per epoken
    qe jetojme ,
    te ndertoj nji Shpelle gjigande ne vend te Teatrit
    e mundesishte ke Bordellua e pd-se dhe
    te largojne gjithe qytetaret nga Tirana , qe ne te te mbesin vetem banoret & aktoret e shpelles 🙂

    Reply to this comment
  7. gjergji July 22, 22:53

    U budallenj,kullat jane kultur,pasterti,bukuri e kosto me te te lire se perdheset.Shikoni cilat shtete I ndertojne ato.Vetem vendet e zhvilluara e te pasura I ndertojne ato,biles ne qendrat kryesore re qyteteve te zhvilluara.Boll me intelektin katundareresk te njohur shqiptar qe te kundershtojme me “argumenta” nje gje e bukur qe planifikohet te ndertohet

    Reply to this comment
  8. Martini July 23, 05:22

    Nuk eshte problemi pse te ndertohen kullat se prishet Tirana.PD DHE perfaqesuesit e saj ne menyre te paspjeguzhme jane lidhur me eren e URINES.sidomos ne mjediset urbane.Keshtu pas 90 sheshi skenderbej parku rinia lana mbanin vetem ere urine.Te krijohej ideja qe ne Tirane shurronte jo vetem Europa.Ju kujtohet clufte u be per te mbrojtur eren e urines nga Pd dhe personalisbt nga Birisha.SHKONI afer godines aktuale te theatrit afer kontrollit te shtetit dhe do te ndjeni eren.Po te shekosh pamjen e jashtme te protestuesve punen qe realizojne perdite e kupton pse keta jane lidhur kaq fort pas fenomenit URINE.

    Reply to this comment
  9. Mika July 23, 10:05

    “IRIQI” nuk e njeh dhe nuk e pranon çarçafin se do vetem ferren. …!!! “Po” te madhe Martinit.

    Reply to this comment
  10. Jimi July 23, 12:06

    Gjithe bota me boten, PD-ja me rroten!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*