Gjiganti Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar

June 16, 2018 16:16

Gjiganti Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili në vitin 2016 u listua nga revista prestigjioze amerikane TIME, si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë, është përzgjedhur nga Netflix, platforma më e madhe dixhitale në botë, për realizimin e një dokumentari për artin e arkitekturës dhe dizajnit.

Në dokumentarin me tetë seri të titulluar “Abstract: The Art of Design”, prezantohet arkitektura më kreative që po përjeton sot në botë, pioner i së cilës është padyshim Bjarke Ingels. Gjigandi Netflix e prezanton atë si një nga profesionistët më të mëdhenj të fushës, me një vizion të jashtëzakonshëm arkitekturor dhe një karrierë shumë të pasur.

Aktualisht Bjarke Ingels po punon për projekte shumë të mëdha si projektimi i kullës së dytë të World Trade Centre në Nju Jork, selinë qendrore të kompanisë Google, stadiumin e Washington Redskins dhe kampusin e institutit Smithsonian.

Sigurisht, listës së gjatë të projekteve të mëdha të realizuara nga Bjarke Ingels po i shtohet edhe Teatri i ri Kombëtar i Shqipërisë.

s.a/dita

June 16, 2018 16:16
Komento

5 Komente

  1. Besa June 16, 19:12

    Ah sa gezim! Tani qe e kuptuam qe po ndricohemi me vepren me te fundit te arkitektit te famshem danez mund te fleme te qete. Ky profil i perndritur i perligj te gjitha marrezite, fyerjet, shkeljen e ligjit, mosrespektimin e tradites, harresen, shkaterrimin e historise se Tiranes…. cdo gje. Ndonje takse shtese duhet te paguajme? Ju lutem thoni ‘po’ se gjithe ky nder nuk di si mund te lahet.

    Reply to this comment
    • Redaksia June 16, 22:34

      Aty e kishim hallin edhe ne te gazetes, qe te te vinim ne gjume ty, mes panelave legjendare me tallash te presuar e te shuruar nga bilja e Konti Cianos.
      Gjume te embel.

      Reply to this comment
    • Zorro June 17, 11:32

      Kush qenka historia e Tiranes mi Besa?
      Teatri Popullor nuk eshte vleresuar nga publiku per ndertesen,por per artin magjik qe ka percjelle ,me aktoret e nivelit boteror dhe pjeset shqiptare,qe na frymezuan per jeten.
      Ndersa keto 28 vjet ajo godine eshte rrenuar bashke me ju aktoret,regjizoret,skenografet etj duke e larguar perfundimisht publikun nga ju bastardet gjoja artistike.
      As aktoret e kooperativave malore nuk do pranonin te luanin per vaginen,burgaxhinjte,drogaxhinjte etj,dic beni ju,qe e keni kthyer teatrin ne “shtepi publike”.

      Reply to this comment
  2. Milan June 16, 22:34

    Sepse bota e qyteteruar shkon perpara Besa .

    Reply to this comment
  3. Zorro June 17, 11:32

    Kush qenka historia e Tiranes mi Besa?
    Teatri Popullor nuk eshte vleresuar nga publiku per ndertesen,por per artin magjik qe ka percjelle ,me aktoret e nivelit boteror dhe pjeset shqiptare,qe na frymezuan per jeten.
    Ndersa keto 28 vjet ajo godine eshte rrenuar bashke me ju aktoret,regjizoret,skenografet etj duke e larguar perfundimisht publikun nga ju bastardet gjoja artistike.
    As aktoret e kooperativave malore nuk do pranonin te luanin per vaginen,burgaxhinjte,drogaxhinjte etj,dic beni ju,qe e keni kthyer teatrin ne “shtepi publike”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*