Gjika mungon në gjyq, dëshmojnë 2 këshilltarët e KRT

April 29, 2014 08:10

Gjika mungon në gjyq, dëshmojnë 2 këshilltarët e KRT

Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka munguar për herë të katërt radhazi në seancën gjyqësore në ngarkim të tij dhe 4 të pandehurve të tjerë për akuzën e falsifikimit për ndërtimet pa leje në bregdet, ndërsa për 3 të tjerët vepra e ndërtimit pa leje u amnistua. I zgjedhuri vendor u përfaqësia nga avokati i tij Ardian Leka. Ditën e djeshme janë thirrur si dëshmitarë nga organi i akuzës dy ish-anëtarët e KRT-së së Bashkisë Vlorë, sot specialistë të Zyrës së Urbanistikës, Theodhoraq Pashai dhe Ilir Troci. Ndërsa ky i dyti tha se nuk e mbante mend mbledhjen e zhvilluar për 3 leje ndërtimi për pallat në vitin 2010 ndaj tre kompanive, ndryshe ka dëshmuar Pashai. Ish-këshilltari tha se të tre firmat paraqitën kërkesë për leje ndërtimi, duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut. Kurse prokuroria i ka thënë gjykatës se dëshmitari ka bërë tjetër deklaratë në fillim kur është pyetur, duke thënë se lejet nuk ishin kaluar në KRT dhe se Pashai kishte ndryshuar dëshminë.

Në dëshminë e tij në sallën e gjyqit, Theolloraq Pashai deklaroi para gjykatës se në mbledhjen për të cilën prokuroria heton, në Këshillin e Rregullimit të Territorit janë dorëzuar dhe shqyrtuar kërkesat për leje ndërtimi nga shoqëritë “Deco Sistem sh.p.k” dhe “EN BJO sh.p.k.”. Pashai është pyetur nëse po ndryshonte dëshminë, por ish-këshilltari ka thënë se po tregonte ato që dinte dhe që mbante mend nga mbledhja. Kurse këshilltari tjetër Troci, i tha gjyqtarit Arben Micko se janë zhvilluar shumë mbledhje në KRT dhe ai nuk e mbante mend nëse subjektet kishin dorëzuar apo jo kërkesa për leje ndërtimi. Një pjesë e dëshmitarëve gjatë procesit kanë dalë kundër kryebashkiakut, duke thënë se lejet nuk kalonin në Urbanistikë apo në KRT. Kurse Prokuroria ka dorëzuar si prova edhe dokumentet nga QKR për 3 subjektet që ishin regjistruar si biznese rreth një vit pasi kishin marrë lejen e ndërtimit. Kurse Gjika akuzohet për falsifikim, duke lëshuar lejet për pallate pa i kaluar në Këshill.

Vetë Gjika e ka cilësuar procesin si të montuar politikisht nga Prokuroria dhe se ai nuk e ka shkelur ligjin për asnjë moment. Dy javë më parë, në të njëjtin proces, 3 nga 8 të pandehurit përfituan nga amnistia e bërë nga qeveria, pasi akuza që rëndonte mbi ta ishte ndërtim i paligjshëm. Bëhet fjalë për 3 pronarët e truallit ku është lëshuar leja, afër portit. Nën akuzë janë 3 pronarët e firmave, specialistja e Urbanistikës Eleni Dardha dhe kryebashkiaku. Pas dëshmisë së tyre, Gjykata ndërpreu seancën për të vazhduar javën e ardhshme me dëshmi të tjera.

 

 

 

April 29, 2014 08:10
Komento

1 Koment

  1. Pa shprese April 29, 09:38

    Gjyq farse .Prokurore te frustuar qe edhe kaq sa bene e bene se shkeljet ishin aq te medha sa nuk mund ti fshihnin por nuk kishin fuqi te benin ate qe duhej bere ,prangat .
    Kryebashkiak qe i ben karshillek Prokurorise dhe gjithe te tjereve qe jane ku me shume e ku me pak si ai . Shoqeri qe ben sehir nga injoranca dhe pafuqia per tu degjuar .
    Gjyqtare qe vetem drejtesi nuk bejne por bejne parakalimin e radhes neper salla gjyqesh ku mund te thuash gjitheshka e ku vetem fajtoren nuk denohen .Ja ky eshte memedheu qe sa vjen dhe lulezon . A si nuk kam nje GRUSHT TE FUQISHEM .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*