Gjiknuri: 1000 të punësuar të përhershëm në aeroportin e Vlorës

January 30, 2018 10:45

Gjiknuri: 1000 të punësuar të përhershëm në aeroportin e Vlorës

Komisioni i Ligjeve ka në diskutim ditën e sotme pr.ligjin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka raportuar për detajet e pr.ligjit, të cilat nuk janë votuar nga PD dhe LSI.

Sipas Gjiknurit, ky aeroport do të jetë me përfitim të madh ekonomik dhe ndërtimi i tij bëhet në një kohë që nevojat për fluturime janë rritur.

“Vlora do të ketë një aeroport me fitim ekonomik pasi nevojat për fluturime janë rritur. Do të jetë një investim prej 100 milionë eurosh dhe tërësisht privat”, ka thënë Gjiknuri, shkruan shqiptarja.com

Mes të tjerash Gjiknuri ka theksuar se ky aeroport do të punësojë të paktën një 1000 punëtorë të përhershëm dhe do të sjellë një interes ekonomik për zonën e Novoselës.

“Kontrata që kemi negociuar do të kalohet në Parlament ditën e enjte”, u shpreh Gjiknuri.

Gjithashtu deputeti i PS në qarkun e Vlorës, Alket Hyseni tha se, “shqiptarët janë ankuar për çmimet, shërbimin dhe largësinë e një aeroporti të vetëm dhe ky aeroport i ri i jep zgjidhje këtyre ankesave”.

Në vijim të debatit për aeroportin, deputeti i LSI, Edmond Panariti ka përshëndetur ndërtimin e këtij aeroporti duke thënë se, “nevojat aeroportuale janë evidente, nuk kemi pse te mos e përshëndesim këtë iniciativë”.

Ndryshe nga deputeti i LSI, Eduart Halimi i PD ka shpërthyer kundër qeverisë se ky aeroport duhej të bëhet me paratë publike.

“Ne duam të dimë risqet. Ne nuk mund të japim votën nëse nuk dimë rrezikun që marrim përsipër. Bëjeni me para publike. 160 mln euro i keni harxhuar për shatërvanë e kalldrëmë. Pse nuk bëtë aeroport? Me 100 mln eurot e Vilma Nushit pse nuk bëtë aeroport? I keni marrë mendim Nazer Seitit për këtë aeroport? A ka dhënë OK ai?!”, tha Halimi.

Ministri Gjiknuri është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se, “ju ndaj jeni në opozitë e në mitingun e radhës, se merreni me Divjakën e Nazerin. Ne po udhëheqim vendin. Ne bëjmë edhe shatërvanë edhe aeroporte”.

o.j/Dita

January 30, 2018 10:45
Komento

3 Komente

  1. Lili January 30, 14:45

    bjeme edhe shadervan edhe aeroporte po me cfare kosto per popullin shqiptar,qe po detyroni me ik prej atij vendin, eshte pyetja?
    Sa do na kushtojne ne kjo neser? Apo e keni bere si ate te Tiranes qe rrjep shqiptaret sa me detyrohen te shkojne ne shkup apo podgorice ?
    Pyetja eshte me vend nga deputeti i opozites, edhe ju duhet t’i pergjegjesi opozites po edhe popullit pa kete arrogance sepse jane paret tona qe po rezikohen e jo paret e juaja.

    Reply to this comment
  2. socialistet vlonjat,jo hajdutet te vleresuar January 30, 20:43

    Sa miliona duhet me te dhane ty per nje karrike drejtori o Gjiknur,na je bere si KOCUA NE VLORE,.Me keta qe emeron ti,behet Shqiperia qe nuk duan shqiptaret.

    Reply to this comment
  3. mbare populli January 30, 20:45

    sa milion do per nje vend pune,apo do ta rritesh pazarin,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*