Gjiknuri: 50 mijë emra në lista janë të dubluar

Redaksia Online March 25, 2013 20:04

Gjiknuri: 50 mijë emra në lista janë të dubluar

Partia Socialiste denoncon nënshkrimin tej çdo afati ligjor të kontratave për teknologjinë në zgjedhje.Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri thotë për TCh se ka disponuar muaj më parë të dhënat e të njëjtave kontrata me kompaninë spanjolle “Indra”, të cilat po nënshkruhen vetëm tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “KQZ i ka pasur dokumentat gati që në tetor 2012 dhe vetëm në janar 2013 ato u hodhën në tenderim. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dhe përgjegjësi ka qeveria. Përveç teknologjisë, shqetësim madhor, thotë Gjiknuri, shfaqin edhe listat e zgjedhësve. “Ministria e Brendshme po e bën këtë me shumë vonesë dhe ka rreth 50 mijë të dhëna të dyshuara se janë të dubluara. Ministria e ka detyrim ligjor që të bëjë kontrollin me kartat e identitetit dhe më pas të bëjë identifikimin në terren”, nënvizon Gjiknuri. Sekretari për çështjet zgjedhore në partinë më të madhe të opozitës thotë se proçesi zgjedhor do të shpëtohej në rast se institucioni më i lartë zgjedhor merr parasysh edhe thirrjet e ndërkombëtarëve dhe raporteve të OSBE dhe NDI për të fituar pavarësinë nga ndikimi i pushtetit dhe të zbatojë ligjin. “Ndryshe, sërish KQZ do jetë një pikë nevralgjike e zgjedhjeve. Por ne garantojmë publikun se ecuria e tyre do të varet nga pjesëmarrja e tyre dhe puna e komisioneve dhe PS po punon për këtë përditë”, shton Gjiknuri.

Redaksia Online March 25, 2013 20:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*