Gjiknuri: Berisha ta kërkojë transparencën në Parlament, populli e ka thënë fjalën e tij

Redaksia Online July 21, 2013 16:12

Gjiknuri: Berisha ta kërkojë transparencën në Parlament, populli e ka thënë fjalën e tij

Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, thotë se nëse Berisha dhe partia e tij kërkojnë transparencë për zgjedhjet, ta kërkojnë atë në Parlament. Gjiknuri shprehet se KQZ kan marrë rolin e një kamikazi që në mënyrë të paligjshme hap kutitë për rinumërim, duke vonuar qëllimisht nxjerrjen e rezultatit.

“Sali Berisha nëpërmjet altoparlantit të tij të markës “Bogdani” deklaroi se nuk do të njohë zgjedhjet pa transparencën e plotë të tyre. Me pak fjalë po kërkon që përtej alibisë së humbjes për gjoja “vjedhje masive” nga opozita në kurriz të Kryeministrit të 21 Janarit, ta kthejë dhe në betejë politike në emër të transparencës.  Kjo shpjegon qartë dhe pse KQZ ka marr rolin e një kamikazi politik që në kundërshtim me ligjin rinumëron zona të tëra zgjedhore pa asnjë shkak ligjor duke vonuar nxjerrjen e rezultatit.
Nëse Berisha është penduar për pranimin e humbjes kjo nuk është shqetësim i askujt përveç i tij.
Por që ky njeri në ikje e sipër të vazhdojë të pengojë daljen e rezultatit, ky është një shqetësim popullor.
Më keq akoma kur ky njeri me inat primitiv kërkon që të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke risjellë në qendër të politikës zgjedhjet që sapo i humbi thellë. Vendi ka prioritete të tjera dhe populli e ka thënë fjalën e tij. Rezultati duhet të dalë sa më shpejt dhe qeveria e re të fillojë punë. Nëse Berisha kërkon vërtet transparencë le të kërkojë transparencë në Kuvend, gjë që ja mohoi ish-opozitës 4 vite më parë. Me këtë rast i gjen dhe një punë vetes në kuvend”, shkruan ai në Facebook.

Redaksia Online July 21, 2013 16:12
Komento

5 Komente

  1. Ilir July 21, 17:15

    Shume bukur e ke trajtuar problemin.Por te gjithe ju si deputete te pakten te P.S. duhet te krijoni bindjen e thelle qe ai qe vrau 4 te pafajshem me 21 Janar dhe roli primar dhe abuzues I djalit te tij ne gerdec qe cuan ne vdekjen e 26 veteve ku dhe atje fshihet berisha dhe vetem Berisha kerkojne nje qendrim te prere dhe pa ejkuvok se ai dhe vetem ai duhet te dale para drejtesise per keto krime makaber. Duhet te mbeshtesni te gjithe nje per nje dhe te gjithe si grup parlamentar ate cka tha deputetja trime dhe kurajoze se dorzoj mandatin e deputetes nese Berisha nuk shkon perpara drejtesise Bejeni kete te gjithe lerini te tjerat per fillimin.Cdo e keqe qe I ka ardhur ketij vendi qe nga viti I mbrapshte I 97 dhe me pas I ka ardhur nga Sali berisha.Edhe keto problemet e hapjes se kutive te Lezhes dhe Shkodres e kini peshqesh nga ai dhe vetem ai.Ai nese do te kishte gjetur edhe te tjera manesi si ato ne 10 kutite e para nuk do I kishte njohur fare zgjedhjet dhe do e mbante pushtetin me force. Ju te gjitha I dini mire dhe I kuptoni por nuk ju vjen mire ti thoni hapur si Znj.Dade. Dhe ne se nuk e beni ate cka tha Znj.Dade mjerr per ju.Do tju duhet te merrni pergjegjesite nga populli qe ju votoi.

    Reply to this comment
  2. Fleks July 21, 22:13

    Berisha te kerkoje transparencen e zgjedhjeve ne parlament-thote Gjiknuri.

    dhe femijet e kopshteve nen 3 vjec nuk e nxjerin nga goja nje fjale te tille.

    Transparenca e zgjedhjeve na u beka ne parlament!????

    O Gjiknuri nuk k asnje lidhje transparenca e zgjedhjeve me parlamentin,as dhe nje lidhje.

    Pse kaq cope mishi me dy sy e mendon popullin shqiptar ti,sa te thuash publikisht se transparenca e zgjedhjeve na u beka ne parlament.

    Transparenca e zgjedhjeve ka lidhje vec me procesin e zgjedhjeve,fletet e votimit,kutite e votimit,procesverbalet apo pasqyrat permbledhese qe dergohen nga KZAZ ne KQZ dhe permbledhja perfundimtare ne KQZ.

    CFAR LIDHJE KA PARLAMENTI NE KETE MES?

    Mos valle medon se eshte votuar brenda ne parlament.per tere Shqiperine?

    Reply to this comment
  3. lumtor shkreli July 21, 22:51

    Bukur e ke thene ti ilir kete koment,,,apo nuk jemi ne popull qe te detyrojme per te marre pergjegjesite,ti flet per 21 janarin,po mire ore burre,a nuk ishte ilir meta ai qe ishte me 21 janar bashke me berishen??a nuk ishte meta shkaku i 21 janarit,anuk ishte meta ai hajduti qe nuk linit gje pa i share ?a nuk ishte meta qe ,per 21 janarin ju quante kokpalare??apo jeni bere miq me ilirin tani,po bejuni edhe me berishen,ne se e doni pushtetin,se ndryshe nuk e merrni dot,

    Reply to this comment
  4. realisti July 22, 09:22

    populli e tha fjalen e vet….. fshtillni bishtin dhe punoni per kete popull …droga e krimi paska vjedhur votat …por c’far ke bere ti more keto 8 vjet ..apo ke bere gare kush te vjedhe me shume…drejtesia te veproje e te filloje qe nga vjedhja e pushtetit.. 2 “zonja’ e 2 ‘zotrinj” paskan fuqi sa te hedhin ne here voten e 2 milion shqiptareve.. qe ketu te filloje ndeshkimi..ne historine e njerzimit .. pushteti merret me dyfek ose me vote……nen udheheqjen e en…..suksese pd(pp)

    Reply to this comment
  5. stefan July 22, 09:22

    Sa turp,vazhdojne koment mbi zgjedhjet akoma.KQZ Duhet ti kishte dhene rezultatet me kohe.Me kryetaren e kqz, dhe tre anetaret e tjere militante te PD,servila te Sali berishes,vazhdojne te mbajne peng zgjedhjet.Duke shkelur ligjin,ato po bejne ate qe nuk behet as dhe nje vend tjeter te botes.Prokurori duhet te japi urdher aresti pe shkelje te ligjit,e te dergohen ne gjygj,per abizim ligjor.Para disa vitesh po kjo kqz dogji fletet e votimit,nje shkelje e rende e ligjit,ku ne krye te kqz kryetar Rustani me po keta tre anetar te kqz,dhe nuk u morr asnje masa,po dhe tani ato vazhdojne te shkelin ligjin.Jepni rezultatin dhe mos e trashni Turpin,ligji do bie mbi ju.PS eshte fituese,Edi Rama Kryeminister i Shqiperise.Hai PS

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*