Gjiknuri: Brenda pranverës, gati projekti për aeroportin e Sarandës

March 11, 2018 17:40

Gjiknuri: Brenda pranverës, gati projekti për aeroportin e Sarandës

Qeveria do të ketë në duar brenda pranverës studimin për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Sarandës, i cili më pas do të ofrohet për kompanitë që do të shprehin interes për ta ndërtuar atë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha nga Saranda, se aeroporti do të ndërtohet për qëllime turistike dhe do t’i vijë në ndihmë edhe pasagjerëve që kanë destinacion Korfuzin, sepse ky i fundit i ka të shitura tashmë të gjitha fluturimet e sezonit.

“Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit, pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.”

Rruga hyrëse në qytetin e Sarandës do të përfundojë përpara se të nisë sezoni turistik. Sipas Gjiknurit, vonesat lidhur me përfundimin e saj erdhën si pasojë e mos parashikimit të fondeve në 2017-n.

Ndër të tjera ai tha se “janë marrë masat në buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë dhe të jetë funksionale tashmë me të gjitha parametrat e duhura.”

Projekti i 3-të i paketës së rindërtimit (1 miliard euro) do të jetë rruga Kardhiq – Delvinë, e cila do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti. Ky segment kap një vlerë prej 68 milionë eurosh dhe do të realizohet me paratë e kompanive private. Pas përfundimit të veprës, shteti do të nisë shlyerjen e fondeve.

s.a/dita

March 11, 2018 17:40
Komento

2 Komente

  1. mirel March 11, 19:20

    Ne fakt duhet aeroporti.
    deri ne Korfuz eshte larg, gati gjysem ore me not.

    Reply to this comment
  2. Sarandioti March 11, 19:59

    Po mbaroni njehere by-passin e Fierit, se na doli shpirti, ka filluar ne kohe te Saliut dhe akoma hic, beni dhe rrugen e Kardhiqit, jo me fjale po me vepra, se na mori shpirtin Muzina, sistemoni Bistricen qe te derdhet prape ne Butrint sic e kishte bere natyra, se ne vere ngordhin midhjet nga temperatura e larte dhe qelbet liqeni, pastaj me kesmet aeroporti qe do shkaterroje ate fushe te bukur te Vrionit. Se harrova: rregulloni dhe plehrat qe i djegin ne Volloder, prapa malit, dhe mbytin gjithe vendin me ere plastike te djegur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*