Gjiknuri: Kontratat me HEC-et s’mund të përballohen nga KESH

March 24, 2014 15:38

Gjiknuri: Kontratat me HEC-et s’mund të përballohen nga KESH

Ministri Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi para investitorëve italianë së kontratat për hidrocentralet do rishikohen pasi, çmimet e larta të prodhimit nuk mund të përballohen nga KESH-i. Një zgjidhje sipas tij, do të jetë furnzimi me energji i industrive private nga këto HEC.

Plani për të rishikuar koncesionet e hidrocentralëve të vegjël ka shqetësuar investitorët italianë. Për këtë kanë thirrur ministrin e energjisë, të cilit i tregojnë interesin përmes ambasadorit Italian. Investitorët kanë premtuar se janë rreth 20 milionë euro që kanë mbetur, që jemi të interesuar t’i investojmë në sektorin e energjisë, aty ku mund të gjejmë projekte të interesuar të përbashkët.

Ministri i energjisë u premtoi se asgjë nuk do të ndryshojë pa konsultimin me ta, por që kostot e larta uk mund t’i paguajnë konsumatori shqiptar.

Sipas tij, kostoja e prodhimit të energjisë duhet të reflektohet diku. Çdo investim privat që iniciohet nga shteti duhet të reflektohet diku dhe s’mund të kalojë pa limit”. Klientë të hec-eve që prodhojnë me kosto më të lartë se mesatarja e tregut, mund të jenë sipërmarrjet e mëdha, sipas Gjiknurit.   Brenda pak kohësh pritet të miratohet ligjin e ri për energjinë, ku parashikohet  liberalizimi i tregut, e rrjedhimisht edhe ndryshim i çmimeve të energjisë për konsumatorët familjarë, e për sipërmarrjet.

March 24, 2014 15:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim