Shfrytëzojnë burimet natyrore të Shqipërisë, por shteti… ende nuk u di as emrat

February 26, 2016 14:20

Shfrytëzojnë burimet natyrore të Shqipërisë, por shteti… ende nuk u di as emrat

 

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, mori pjesë në konferencën dyditore globale të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse, e cila u zhvillua në Lima të Perusë.

Gjiknuri ka kërkuar nga shtetet të cilat janë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Transparencës në industrinë nxjerrëse që të bëjnë te ditur emrat e vërtetë të pronarëve, të cilët zotërojnë kompani gjigande në prodhimin e naftës.

Gjiknuri iu referua rastit të disa firmave të mëdha që kanë të drejta ekskluzive mbi burimet natyrore në Shqipëri e kontrata shumë vjeçare me shtetin, por në fund, askush nuk di emrin e pronarit të tyre, për shkak se janë të regjistruara në parajsat fiskale.

“Ne këtu bëmë diskutime se si do të rrisim transparencën, si të luftojmë korrupsionin. Transparenca është me shumë rëndësi për të kuptuar se kush janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore. A do të jemi ne në gjendje që përmes kësaj iniciative të vogël të bëhemi global, duke shtuar shtetet anëtare dhe të imponojmë transparencën se cilët janë pronarët e vërtetë të kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore”.

Një nga rastet me tipike është ai i kompanisë “Bankers Petroleum”, e cila që prej vitit 2004 zotëron një pjesë të mirë të nëntokës me naftë në Shqipëri, por dega e pronarëve të saj rezulton e regjistruar në ishujt Cayman.

February 26, 2016 14:20
Komento

5 Komente

  1. SH.KOLONJA February 26, 15:42

    o mender minister,
    Ke emra kerkon ti pas 25 vjetesh qe pasurija e popullit shqipetar u be rrush e kumbulla nga te huajt kujt ja kerkon dhe ku i kerkon!?Pse nuk i kerkon tek kreret e mafjes ne parlamentin KUJSLING po kerkon gjurmet ne Peru kur ne mes te Bathores po te ben bajgat ne koke nipi serb XEN BERISHA!?
    Ku ka perfunduar nentoka shqipetare 25 vjet sa miliarda llogariten e ne cilin vend te ‘BOTES SE TRETE’ vidhet tere pasurija pa ASNJE QINDARKE!?
    Mire qe nuk e vret vehten po pse nuk jep doreheqje po ke frike ti VESH EMER KRIMIT E KRRIMINELEVE!?
    Si nuk te vjen turp qe pas 25 vjetesh nuk di kush jane kolonizatoret e ish SHQIPERISE sot BATHORE!|?
    Prandaj ju shqeteson ‘STATUTI I PARISE’ ju qe te mashtroni edhe 25 vjet te tjera popullin shqipetar me ca alabake çobenj prej Blushi !????

    Reply to this comment
  2. korçari February 26, 16:28

    Pronaret jane Berrisha me te brin (sypeshkaqeni) dhe njerezit prane tij nuk eshte e veshtire per tu kuptuar

    Reply to this comment
  3. Tarrasi . February 26, 16:37

    Prisni prisni edhe pak sa ti shesi te drejtat kjo kompani fantazem dhe ti hani menderin.

    Po kujt po ja kerkoni more derdimene ju thjesht ndalojini aktvitetin derisa te tregoje se kush jane pronaret e vertete.

    Shkoni ne gjygj dhe mos shkoni ne Albitrazh aty do keni te drejte te kerkoni te gjitha dokumentat financiare si dhe pronaret e vertet.

    Por ju se i beni keto dklarata per te trebur lepujt e per te mbushur xhepat me rryshfete.

    Reply to this comment
  4. shqip February 27, 12:38

    O zoti minister po qenke tope fare more. Si I kerkone gjakut melcine e tua. Bllokoje more zoteri SHFRYTEZIMIN e ne tokes tende shqiptare. Je Shqiptare apo Serb TI? Nga kush trembesh? Per SE ju kemi votuar? Kur do veproni ne exert te votes popullore? Kur te kalojne edhe 30 vjete te tjera Dhe tu mbetet vetem Kafka bosh? Qeveri qe trembet nga kolla e BERISHES .

    TURP…..PUNONI OSE IKNI. KTHENI SHQQIPERINE PER SHQIPTERET OSE MBUSHUNI EDHE JU SI GOMARET.

    Reply to this comment
  5. John February 27, 23:27

    Injorante me brire. Kompania me fjale eshte kompani pub like me bursen e torontos dhe londres she si rrjedhoje pronesia e aksionereve eshte publike. Mjafton te shkosh ne website te dy bursave dhe aksoineret kryesore I gjen kollaj. Po to thoshte kete gje nje minister ne nje vend te zhvilluar do ishte objekt humori. Amatorism tipik shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*