Gjiknuri në Shushicë: Transparencë subvencioneve në bujqësi

June 6, 2017 12:25

Gjiknuri në Shushicë: Transparencë subvencioneve në bujqësi

Në fshatin Risili të Njësisë Administrative Shushicë, Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri vuri theksin tek përmbushja e një prej kërkesave të komunitetit e që ka të bëjë rrugën e fshatit.

“Kam kënaqësinë e veçantë sepse kur erdha këtu për herë të parë para rreth shtatë muajsh, bëra një premtim të cilin e realizova e që ishte rruga. Ju dha zgjidhje një problemi që ju e kishit gangrenë dhe unë doja të ju jepja shenjën se ne me gjithë këto reforma që po bëjmë, ato do fillojnë të ndihen tek qytetarët dhe komunitetet larg qyteteve”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri u ndal edhe tek shqetësimet për bujqësinë dhe premtoi se me një qeverisje të plotë të Partisë Socialiste edhe ky sektor do mund të ecë përpara.

“E di se ka shqetësime edhe për bujqësinë herë pas here, sidomos për mënyrën se si jepen subvencionet. Ne, në një qeverisje të vetme të Partisë Socialiste, qeverisje të plotë ndaj themi se duam 71 mandate, duam që edhe skemat e subvencioneve në bujqësi të jenë transparente. Pra, fshati juaj ta dijë se kush përfitoi dhe sa përfitoi. Kërkojmë 71 mandate për ta qeverisur siç duhet këtë vend. Nëse se bëjmë mirë këtë punë, do jemi të parët që do ndëshkohemi nga njerëzit siç marrim edhe angazhimet”, theksoi Gjiknuri.

Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj gjithashtu tha se Risilia do të zgjedhë në 25 Qershor alternativën më të mirë politike që është Kryeministri Edi Rama.

“Jam i sigurtë se Risilia, ju që ndodheni sot këtu, në zgjedhjet e 25 Qershorit do të bëjmë të mundur që Edi Rama këtë punë që ka nisur ta çojë më tej. Ti japim një mundësi Edi Ramës që PS e vetme të tregojë se çfarë di të bëjë, që këtë punë të nisur ta vazhdojë e ashtu siç është bërë Vlora apo rruga e Risilisë të bëhet edhe në brendësi të fshatit”, u shpreh Tahiraj.

June 6, 2017 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*