Gjiknuri paralajmëron sërish qytetarët: Hiqini vullnetarisht tabelat nga rruga

September 23, 2017 13:03

Gjiknuri paralajmëron sërish qytetarët: Hiqini vullnetarisht tabelat nga rruga

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka paralajmëruar sërish mbi operacionin për pastrimin e objekteve të paligjshme nga nyjet dhe akset rrugore kombëtare.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ministri theksoi se edhe pak ditë ngelen nga afati që qytetarët t’i heqin tabelat vullnetarisht, pasi më pas do të ndërhyjnë strukturat shtetërore.

“Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë verifikimit në terren për dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor. Fotografimi nisi në akset rrugore Tiranë-Lezhë dhe Tiranë-Rrogozhinë. Edhe pak ditë kohë për t’i hequr ato vullnetarisht. Më pas, strukturat shtetërore do veprojnë për të pastruar nyjet e akset rrugore kombëtare”, tha Gjiknuri.

 

 

September 23, 2017 13:03
Komento

1 Koment

  1. çun TirOne September 23, 13:22

    ZGJIDH PROBLEMIN TEK ‘SHQIPONJA’ E ZEZE NE HYRJE TE TIRONESKU ESHTE ME KEQ SE KANDAHARI KU AKADEMIK MZIU E ERJON KARI NDAJNE PARATE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*