Gjiknuri: Sektori energjetik në një kthesë historike

March 15, 2016 13:22

Gjiknuri: Sektori energjetik në një kthesë historike

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela inspektuan sot një prej investimeve që po kryhen për rinovimin e rrjetit të shpërndarjes në kryeqytet. Gjiknuri dhe Çela u ndalën në zonën e periferisë së Tiranës ku po ndërhyhet për ndërtimin e një fidri të ri dhe rrjetit që përfshin nënstacionin e Selitës, lagjet e Selitës, Kodrën e Diellit, zonën e Kopshtit Botanik, Kopshtin Zoologjik, Liqenin e Thatë dhe deri në Saukun e Vjetër.

Ministri Gjiknuri u ndal tek rëndësia e këtyre investimeve në kuadër të përmirësimit të furnizimit me energji, reduktimit të humbjeve por edhe përmirësimit të të gjithë sektorit në tërësi. “Sektori energjetik ka hyrë në një kthesë të rëndësishme historike. Mjafton t’u them një fakt domethënës për Tiranën. Humbjet ishin në 39% ndërsa vitin e fundit ato u mbyllën në 24%. Vitin që jemi presim të kemi një reduktim akoma më të thellë për të gjithë Tiranën. Të gjitha këto investime por edhe masat e ndërmarra kanë bërë të mundur që humbjet të reduktohen në mënyrë radikale, duke arritur një rekord historik në vitin 2015 prej 31.1% në shkallë vendi. Synojmë që këtë vit ta çojmë nën 30% nivelin e humbjeve dhe të kapim ato kuota që janë pjesë e projektit të rimëkëmbjes së sektorit energjetik, pra rreth 27% humbje në shkallë vendi”, u shpreh Gjiknuri.

Investimi që po kryhet kap vlerën e 250 milionë lekë të reja dhe parashikon ndërtimin e fidrit të ri, shtrimin e 25 kilometër linjë të tensionit të mesëm 20 kV dhe tensionit të ulët ABC. Gjithashtu do të ndërtohen 14 kabina të reja, ndërsa rreth 30 të tjera do të transferohen nga tensioni 10 kV në atë 20 kv. Projekti parashikon edhe montimin e mbi 200 shtyllave që do të fuqizojnë rrjetin e shpërndarjes. Në këtë zonë llogariten rreth 4500 abonentë ose afro 20 mijë banorë, që përfitojnë një shërbim më cilësor me energji në sajë të këtij investimi. / H. M/ Dita

March 15, 2016 13:22
Komento

1 Koment

  1. info analitike March 15, 21:24

    Eshte me mire te thuhet zonen e ish Kopeshtit Zoologjik e ish Kopeshtit Botanik se tashme aty nuk ka mbetur me asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*