Reagon ish-ministri: Spekullime, nuk ka asgjë të jashtëligjshme

June 17, 2019 21:37

Reagon ish-ministri: Spekullime, nuk ka asgjë të jashtëligjshme

Një prej emrave në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, Damian Gjiknuri ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook në lidhje me këtë çështje.

Duke nënvizuar se në përgjimet në gjuhën shqipe nuk ka asgjë të pashtëligjshme, Gjiknuri e ka quajtur këtë veprim si diçka e ndërmarrë për të njollosur fitoren e merituar të PS-së në Dibër, ku ai ka qenë edhe drejtuas politik aso kohe.

Më poshtë, reagimi i tij:

“Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër. Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë.

Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit. Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik.

Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?

e.ll./dita

June 17, 2019 21:37
Komento

8 Komente

  1. Zigur Qarri June 17, 22:13

    Edhe vjedhja tek Unaza e Re,nuk ishte e jashtligjshme!Sikur ishin shume,20 milion Euro te qelbëta!Aq i zoti eshte Avdjol Dobi,
    qe te zhduket sikur ta kete perpire dheu?!Çfar eshte më ligjeshme ne kete vend?-ku anormalja eshte kthyer me koh ne normalitet,
    ashtu si vjedhjet e Gjinkurit me Kryeministrin,ashtu si droga qe merr edvin gerdalla,dhe askujt nuk i bën më pershtypje!

    Reply to this comment
  2. demo June 17, 22:43

    Po aty degjohen zera qe flasin per 40 mije,50 mije,
    3 vota me shumice 100 mije leke.
    20 mije te kthej kusurin.
    Po nuk shpalle votat familjarisht,gji vend e futu te henen.etj.
    Ku perfundoi partia Servet Pellumbit,Maqo Lakrorit,Dritero Agollit,Ermelinda Mexit,Arta Dades.
    Ja cfare i beri Gjeniu PS.

    Reply to this comment
  3. Ujku Plak June 17, 23:44

    Damian !
    Po ato vjedhje galopante qe ke bere me Dritan Lelin pse nuk flet .
    Do dalin se shpejti .
    Po per ato qe ke bere me Blendi Klosi. Dhe Luan Bregasin qe do blini Llogarane qe nga Dukat Fusha deri tek Ura w Palases pse nuk flet .
    Po per ato Miliona mbi 50 Milion qe keni Varrosur se bashku me Dritan Lelin dhe Edi Ramen qe nga monumenti i Pavarsise deri ne Uje te Ftohte , per Unazen e Vlores qe e çuat nga Vlora deri ne Maje te Çiles dhe varroset milionat , edhe keto Spekullome jane ?
    RAIMOMD. VLONJATI ua di te Mberrthyerat o Kumandari i Jugut qe Zevendesove Koqe Kokedhimen , i cili bente si i terbuar sepse i dinte ato qe bete ju .
    Shportu Halabak
    Keshtu na keni udhehequr Ju ne duke na Vjedhur dhe Varferuar .

    Reply to this comment
  4. Kur ligjin e ben hajduti ! June 18, 00:25

    Kot te bien ne qafe o lum miku,asgje te keqe s’ke bere ti A ka prova ? jo nuk ka,a ka ligj ? jo nuk ka. Po atehere mire ke bere care do qe ke bere,Pse ti e ke fajin qe s’ka shtet ? keta te akuzojne per vjedhje,A te kapi njeri ? Jo! Shefi ka dijeni ? Jo,jo.. mos e fol ate fjale ku te le shefi te vjedhesh i do te gjitha per vete

    Reply to this comment
  5. Alban Dega June 18, 01:27

    Replike jo… sfide e detyruar me nje Neo- Gebels te kllonuar ne serat e Perandorise se Djallit Putanin

    SKE LIDHJE ME PD-NE PIEER TIEDE !?

    – Edhe Saladini peshtiroset nga megagenjeshtra jote edhe me e trashe se ato te Lulezim Karabushit qe genjen edhe per oren!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Genje e genje se dicka do te mbetet Pueter Tiede Gebels !
    Njesoj si PD-ja orvatesh te genjesh por as te genjesh nuk din!
    Si shpjegohet fakti qe te gjitha komentet dhe krijimtaria e vetme e Bild dhe e jotja ne 7 serite e kesaj Babaljeje shqiptaro- gjermane te Partise Babale te Havalese se Shqiperise SaLike Lulush Mona Alibe Bardh Basir Lala jane 10” per qind plagjiature, kopje fjale per fjale e fjali per fjali e deklaratave te Saleh Putaninit, Lulush Karabushit, Mona Cizmes, Gazmend Alibe Salianjit dhe Bandes se Gangstereve te PD LSI-se dhe Oturakut te tyre qe shqiptaret e degjojne me neveri dhe gerditje tash e qe kur filloi lufta per Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un, Byrone Kombetare te Hetimit qe sponsorizohen dhe udhehiqen nga Nena Boterore e Demokracise, SHBA, Gjermania dhe edhe nga BE-ja e per te cilat Edi Rama dhe qeveria e tij rrezikuan seriozisht qeverisjen e tyre dhe sakrifikuan pushtet per te bere Shqiperine shtet qe pa shtetin ligjor do te ishte ne mire te mos ISHTE fare!
    E mos harro se ne fushaten e zgjedhjeve parlamentare te 25 qershorit 2917 e kane kontrolluar e drejtuar ne masen 100 per qind 7 ministrat kyc te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes. pra te PD-se, Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Avokatja e Popullit ishin dhe keta dy te fundit vazhdojne edhe sot ne ato detyra !
    Me gjej vetem nje fjale, jo fjali origjinale tenden ne ato komente dhe jo vetem te kerkoj falje ty dhe Bild, por edhe deklaroj publikisht se kurre me nuk do te shkruaj asnje koment ne asnje gazete shqiptare ose te huaj !
    Turp per “Bildin me hallate per perjashta” dhe nivelin tend mjeran, analfabet ne lemin e gazetarise ore pjelle bastarde e Joseph Goebelsit “ Genje e genje se dicka do te mbetet”
    Se fundi po ti perseris pyetjet e bera para gati nje jave:
    Perse ishje ne Rusi dy here gjate muajit te fundit !?
    Ke takove!?
    Cfare udhezimedh tu dhane per Babalen Shqiptaro- Gjermane !?
    Sa u pagove prej tyre dhe prej Babaleve te opozites Babale te Havaleve te Shqipërisë SaLike Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit?
    Ka edhe me… !

    Reply to this comment
  6. Arben June 18, 09:00

    Litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari, litari

    Reply to this comment
  7. USA June 18, 17:08

    Delawer Delawer rri rehat o gjinur se $$$ i ke nda me saliun. Pse opozita nuk merry me shtetin delawer se po meret fbi. Je bashke me saliun po edit nuk ja fut dot gjaknuri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*