Gjiknuri: Thirrjet e opozitës për protesta synojnë të pengojnë reformat

November 7, 2014 11:43

Gjiknuri: Thirrjet e opozitës për protesta synojnë të pengojnë reformat

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, ka thënë se aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike po ecën me sukses.

Sipas tij, aksioni do të vijojë me kontrolle të përditshme në çdo lagje, rrugicë e çdo cep të vendit.

Ministri njoftoi rezultatet 10-ditore që nga data 27 tetor deri sot.

Nga arkëtimet e faturave të energjisë është bërë e mundur që në arkën e OSHEE-s të arkëtohen 542 milionë lekë”, tha ai.

Sipas tij, nga kjo shumë e arkëtuar, 218 milionë lekë janë arkëtuar nga bizneset dhe 252 milionë lekë nga konsumatorët familjarë.

Gjiknuri theksoi se “aksioni me kontrollet po vijon dhe me punonjësit e OSHEE-së, ku deri sot, janë proceduar 31 punonjës”, ndërsa u shpreh i vendosur se askush, asnjë biznes, nuk do t’i fshihet përgjegjësisë për cdo abuzim me vjedhjen e energjisë elektrike.

Duke iu përgjigjur thirrjes së djeshme të opozitës për protesta, Gjiknuri tha se “kjo thirrje tregon suksesin e aksionit ndaj vjedhësve dhe abuzuesve me energjinë elektrike të papaguar.

Opozita po kërkon të pengojë reformat qe kemi nisur në sistemin energjitik, por ne nuk do të ndalemi, sepse kjo është beteja e qytetarëve të ndershëm ndaj abuzuesve”.

 

November 7, 2014 11:43
Komento

2 Komente

  1. ardi bajern November 7, 11:49

    hiqni kamat vonesat o z damian se vetem ne shqiperi eshte kjo e kemi trashegim nga socializmi

    Reply to this comment
  2. Ersaersa November 7, 14:27

    Kamat vonesat jane denim per ata qe nuk kane paguar ne kohe,z.Andi
    Cdokush qe konsumon energji eletrike duhet ta paguaje!
    Sa per protestat,nuk i duroj dot disa maskarenj qe felliqen emrin e PD-se!
    Po le te dale Berisha me familje,Basha,Bodja e ndonje hajdut tjeter qe kerkojne RREMUJE per te shpetuar nga pergjegjesia per vjedhjet qe kane bere!
    Duan te cojne”mish per top” rinine e demokrate te ndershem sepse po e shohin,rrethi po u ngushtohet…ligji do i denoje edhe ata!
    Kush ka mend duhet te mbeshtese totalisht veprimet e kesaj qeverie per luften kunder hajduteve te energjise elektrike etj!
    JO PROTESTAVE !!!
    PO LUFTES KUNDER HAJDUTEVE!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*