“Gjin Gjoni”, Çefa: Nuk kishte prova për ta shkarkuar, ishin thjesht pretendime  

July 16, 2014 08:30 Updated

“Gjin Gjoni”, Çefa: Nuk kishte prova për ta shkarkuar, ishin thjesht pretendime  

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, shprehet se lidhur me kërkesën për shkarkimin e disa gjyqtarëve kishte pretendime dhe jo prova konkrete. I ftuar në emisionin “Studio e hapur”, Çefa u pyet rreth kërkesës së Ministria e Drejtësisë i dërgoi KLD për  për shkarkimin e tre gjykatësve, mes të cilëve dhe Gjin Gjoni, anëtar i Gjykatës së Apelit, dhe njëherazi anëtar i KLD-së, cili është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, për fshehje të pasurisë, pasi u denoncua nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Nënkryetari i KLD tha se kërkesa e ministrit Naço ishte thjesht një shkresë në të cilën ishin parashtruar disa pretendime.

Pjesë nga intervista

Zoti Çefa, çfarë po ndodh aktualisht midis KLD-së dhe ministrit të Drejtësisë, çfarë ka që nuk shkon midis jush?
Do ta quaja një situatë të paralajmëruar që herët, kur zoti Naco u bë ministër i Drejtësisë dhe anëtar i KLD-së. Që herët kanë ardhur nga ministri i Drejtësisë akuza të drejtpërdrejta, me tone më të moderuara por gjithmonë duke u rritur, ndaj institucionit të KLD-së dhe veprimtarisë së tij. Unë i kuptoj shumë mirë sfidat e një mazhorance të re që vjen në pushtet, për sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka vend për të folur mjaft, por nuk kuptoj paragjykimin sistematik të bërë ndaj KLD-së dhe punës së tij. Paragjykimi arriti kulmin në ditët e fundit, në ngjarjet për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë.

Bëhet fjalë për çështjen Gjin Gjoni, le t’i vemë emrat e përplasjeve…
Fenomeni nuk është në emra konkretë. Ka qenë një vendimmarrje e KLD-së për 3 gjyqtarë, jo për një të vetëm. Kjo vendimmarrje ka shërbyer si shkak për një mësymje frontale ndaj KLD-së, pa pyetur dhe pa pritur shpjegime pse. Unë mund të shpjegoj shumë mrië votën time. Vota ime ka qenë kundër, sepse në tavolinën tonë nga ministri i Drejtësisë nuk kishim asnjë dokumentacion. Në tavolinën tonë kishim vetëm një shkresë me disa faqe ku ishin parashtruar pretendimet e ministrit për shkelje ndaj gjyqtarit.

Do doja të flisnim për rastin Gjoni dhe më pas për gjyqtarët e tjerë..
Ka patur tre raste, mund të ishte kushdo. Por ajo që do të thosha është mungesa e provave në tavolinë. Mendoj që nuk ka asnjë arsye që unë të turpërohem nga kjo votë, duke qenë një me një karrierë modestish të gjatë në administratën. Që të bësh akuza është e lehtë për këdo. Ajo që Kushtetuta dhe parimet e procesit të rregullt ligjor kërkojnë është prova. Në rastin konkret i është kërkuar ILDKP-së dokumentacioni që vërtetonte ligjërisht shkeljet e pretenduara ndaj 3 gjyqtarëve, kjo gjë nuk u bë dhe për këtë arsye kam votuar kundër. Ka një ndarje të qartë ligjore ndërmjet një procedimi penal dhe një procedimi administrativ.

Nëse KLD i quan kështu, në qoftë se një grup i ministrisë së Drejtësisë sjell prova, ka pasur probleme në to… 
Duhet të jemi të saktë në terma. Do doja të ishte në tavolinë një material i hartuar nga inspektoret e Ministrisë së Drejtësisë. Nuk kishim një material të hartuar nga inspektorët por kishim vetëm një shkresë të hartuar nga ministri.

July 16, 2014 08:30 Updated
Komento

17 Komente

  1. Naci July 16, 08:46

    Irritimi me njerz te tille i kalon parashikimet!!!! O kelysh k..reve po ato leke nga i bete kjo eshte pyetja qe te ben gazetari, apo te gjithe jeni same shit prandaj i fusni hundet ne by..the njeri tjetrit….mos keni merak se besojme nga shtataori do ju percelloj zjarri i rilindjes o hajdut te celbur.

    Reply to this comment
  2. Aliu July 16, 08:56

    Po ky Cefa, cfare pervoje ka per te qene Nenkryetar i KLD-se se nuk e njoh.

    Eshte vertet juriist brilant apo ka pas qene shoku i Zenit apo Gites.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi July 16, 08:58

    Aleanca e të paaftëve. Nuk çahen kollaj. Paaftësia plus krimi ja u mban radhet shtrenguar. E dinë që s’bejnë dot asnje punë tjetër dhe bëhen “bllok graniti”!?

    Reply to this comment
  4. andromeda July 16, 09:02

    S’i mjafton këtij karagjozi të KLD vetëm fakti i denoncimit për mosdeklarim pasurie, që e bën automatikisht një anëtar me moral të dobët? Ç’mund të pritet drejtësi nga ky që, në rastin më të mirë, gënjen haptazi.

    Reply to this comment
  5. LALI July 16, 09:09

    more zagar ku i ka marre ato leke ja dha e ema me rroge shteti ka punuar si nuk i vjen turp cefes e del ne tv por mire ja bejne edi rames

    Reply to this comment
  6. dajti July 16, 09:22

    Ore debil, provat duhet ti nxjerre vete z. gjoni. Ai duhet te vertetoje qe nuk ka shkelje.

    Reply to this comment
  7. Kapedani July 16, 09:38

    KY Çefi
    A është Daun apo Dell. Apo as njëra e as tjetra POR thjesht K….

    Reply to this comment
  8. Sherbyesit e mafies se saliut July 16, 11:22

    Kur perendimoret kerkojne reformen ne drejtesi , e kane pikerisht per te emeruarit e familjes mafioze berisha, e kane pikerisht per kete ordinerin me emrin cefa dhe gjithe injorantet qe bejne pjese ne ate kupole qe quhet kld, por qe eshte e ngjashme me (cosa nostra!)
    Drejtesi do te thote, kur te vihen para ligjit shkaktaret e shkaterrimit total te Shqiperise, ku femijet e kryemafiozit te pergjigjen per miliardat qe kane pervetesuar ne cdo forme… ku bashkepunetoret e kryemafiozit berisha te japin llogari deri ne fund per cdo abuzim qe kane bere, per vrasjet, shitjet e paligjshme qe kane bere gjate 8-te viteve qe kane ndenjur ne pushtet!
    Cefa, kujton se vetem ai mund te mashtroje dhe mund t’i hedhi hi syve njerezve, ky medioker mashtrues ordiner , harron se tashme ka prekur cdo kufi dhe durimi i mbare popullit ka arritur fundin!
    Nese kjo qeverri nuk do veproje ashtu sic duhet dhe do bej kompromise me mafiozet, atehere, eshte e kote te qendrojne ne pushtet, nderhyrja ne sistemin e drejtesise eshte shume e vonuar.
    Mbare populli kerkon drejtesi dhe jo hakmarrje, per kete ja besoj voten kesaj qeverrie, qe cefet, gjinat e gjonat me kurse 6-te mujore dhe lepirje prapanicash te zhduken nga institucionet shteterore!

    Reply to this comment
  9. ?!?! July 16, 11:25

    Reale :

    I dergoj vajzes disa euro, meqenese ishte me studime jashte shtetit per master…

    Me therrasin ata te ‘pastrimit te parave’ dhe me kerkojne llogari ‘ku i gjete’ , ‘ku i dergon’, ‘pse i dergon’ , ‘kush i pret’ , ‘pse i pret’ e i kam harruar se ishin kaq shume sa m’a bene koken dhalle ata te Dhalles…Dhe per cfare ?!…Duhej te justifikoja 10 mije euro te cuar cika-cika per perballimin e shpenzimeve studimore e te grumbulluara cika-cika qe vajza te me behej e ‘zonja’…M’u desh nje vit per te justifikuar te ardhurat me burime e me rrekeza dhe ne vuajte te medha m’i njohen…Gjithe kohes me thoshin ‘barra e proves eshte juaja, ndersa barra e akuzes e jona’…Nejse desh e me ndihmoi…fati se do me linin vajzen ‘rrugeve’…

    Po ai Xhin Xhoni me miliona euro nuk ka ‘barren e proves’ per t’i justifikuar ‘fitimet’ !? …Po ‘ai’ nuk eshte si une per te bere ‘transparence’ ku i gjeti dhe pse i ‘perdori’ e ku i ‘perdori’ ?!..;.Prokuroria dyshoi per mua ne baze te te dhenave te institucionit te pastrimit te parave e m’i futi ‘kembet ne big’ per 10 mije euro, dhe une u dermova me avokate sa e fshiva kete akuze, ndersa per Xhin Xhonin ‘ nuk paska prova’, thone ?!…Vetem per mua ishin prova ?!…Milionat e tij s’jane prova ?!…Apo ai Cefa e ka nga ‘halli’ i vet pasi nuk justifikon te vetat…dhe solidarizohen duke u bere mburoje ndaj drejtesise ?!…Une kur u thosha ‘atyre qe me thirren ‘ me jepni prova per ‘mosjustifikim te te ardhurave pa qene nepunes shteti’ me thoshin ‘ne kemi te drejte t’ju akuzojme dhe ju te mbroheni’…E kuptoni?!…KLD- e ka emrin…Xhin Xhoni, Elvis Cefa, Bujar Nishani…ndersa une e kam ‘milet’ ose me mire ‘per ibret’…

    Hallall t’i kene…po jo kaq shume…dhe mua si ‘qelize popullore’ te me hedhin ne lume…

    Jam ne pritje qe kur kjo drejtesia jone te behet ”rripa-rripa,nje here m’a hipe , nje here t’a hipa “…dhe po hipa nuk zbres me…

    Reply to this comment
    • LORA July 16, 13:50

      Mjafton vetem shembulli juaj per t’ja vene koqet ne bige jo vetem gjin gjonit por tere korporates kriminale te drejtesise qe sot eshte e njohur nen siglen gjin gjoni.
      Jam e sigurt qe sikurse shembulli juaj ka me dhjetra ne Shqiperi,te prinderve qe bejne perpjekje titanike per arsimimin me cilesor te kohes, per femijet e tyre.

      Reply to this comment
  10. mir July 16, 11:40

    2 milione euro pasuri……….ska prova ,o sa kam qesh……

    Reply to this comment
  11. lirka July 16, 12:08

    Po jar sakati alias president I sali serbit a do te deklaroje ndonjehre se ku I gjen parate per te mbajtur ne shkolle femijet jashte shtetit? Te gjitha gjasat Jane qe jarin sakatin e sponsorizojne keta hajdutet e kld (keshiLli I lupove te drejtesise)

    Reply to this comment
  12. BJORN July 16, 14:27

    Cfar provash do me shume KLD per Gjin Gjonin,por ajo eshte kthyer ne nje grup mafioz,qe ben cdo gje per te mbrojtur kupolen e korrupsionit ne sistemin gjygjesor se mer pjesen e vet per kete sherbim.per kete KLD eshte pak te shkarkohet,por duhen te pergjgjen para ligjit per te gjitha zullumet qe jane bere me dashje.

    Reply to this comment
  13. dorela July 16, 14:42

    KLD e plepave, hajduteve dhe b.. lepiresve vazhdon punen e qete , nderkohe qe shume juriste te diplomuar e qe kane sakrifikuar nder vite per te bere shkolla te mira rrine pa pune.

    Reply to this comment
  14. tirona July 16, 15:10

    E ndoqa emisionin … me erdhi keq qe institucioni perfaqesohet nga nje person me nivel minimal te IQ si ceshte zoti cefa ..vija llogjike e tij ishte shume feminore qe ste ngjall asnje lloj besimi qe mund te vendose autoritetin e institucionit qe perfaqeson….

    Reply to this comment
  15. Katrahura July 16, 15:15

    Cefa nuk e dinte qe po ti sherbesh aq mire dhe besnikerisht SRB-se , mund te arrish aq lart , pasi Cefa eshte djale i urte dhe pa pretendime , por ja qe te kesh keto virtyte i pelqen Kapos dhe hop , shkon atje ku nuk e beson. Por se cfare ndodh me pas , ate llogari Cefa duhet ta kishte bere , pasi nuk i dihet , se vjen ne pushtet nje si puna EDI Rames dhe te pjell belaja, por tani ti e ke pranuar kete pune dhe taksirati eshte te perballesh. Do zoti terhiqet Rama dhe atehere do jesh i qete ti dhe Nishani,,,,

    Reply to this comment
  16. Drenica July 19, 16:58

    O shkreti Cefe, shume besnike paska qene….edhe me Fazllic kopilin e Sales dhe te Gites paska bere bisnes…te lumte… a do te behet njeri burre per keta qe t’ju tregoje vendin… per keta hajdute dhe genjeshtare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*