Gjin Gjoni “shpëton” nga drejtësia. Gjykata: Nuk ekziston fakti penal

October 9, 2015 18:27

Gjin Gjoni “shpëton” nga drejtësia. Gjykata: Nuk ekziston fakti penal

Gjykata e Apelit Durrës, para dy ditësh, ka vendosur përfundimisht që për rastin e Gjin Gjonit, “nuk ekziston fakti penal”.

Hetimi ishte pushuar për faktin se gjykata nuk pranoi shtyrjen e afatit të hetimit të Prokurorisë së Elbasanit, e cila priste letër-porosi nga Franca dhe Gjermania për këtë rast.

Por, Gjini nuk pranoi që hetimi të pushohej për çështje procedurale afatesh hetimore dhe kërkoi nga gjykata që të shpallej se fakti penal nuk ekziston, raporton Report.tv

Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata Elbasan, por Prokuroria Elbasan e apeloi. Gjykata e Apelit Durres rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që “fakti penal nuk ekziston”. Pra, praktikisht dhe juridikisht kjo çështje është mbyllur përfundimisht, pasi gjykata vendosi që nuk ka fakt penal.

October 9, 2015 18:27
Komento

5 Komente

  1. Sab October 9, 19:00

    Keta po shpetojne nje nga nje perpara se reforma e famshme ne drejtesi te filloje. Sa shume po sorollatet dhe kjo maxhoranca, nderkohe keto mijte e halese po gjejne vend ku te fshihen.

    Reply to this comment
  2. Tarrasi October 9, 20:00

    Gjim Gjoni nuk ju hoq asnje fije floku pavarsisht qe ka bere namin pasuri perrallore.

    Gjykatesit e zgjedhur nga Argita Berisha po mbrojne njeri tjetrin

    Krimi dhe korrupsioni vazhdojne te qete madje me keto gjygje qesharake ato edhe po legalizohen.

    Kur do Rilind drejtesia Shqiptare??? Ndoshta kur te kete pernduar pushteti Rames???

    Po kush do vije qe ta beje valle??? Ndoshta pinjollet e Berishes me shoke qe dalin si te zgjuar perpara poppulit qe prinderit e tyre e zhyten ne kete llum te varfer te paedukuar dhe te shkaterruar nga cdo gje qe e karakterizonte me pare.

    Mirsevini ne republiken e alBANiANvE

    Reply to this comment
  3. Arben October 9, 20:11

    PO KY ESHTE KOKA E SISTEMIT, QYSH ISHTE E MUNDUR TE DENOHEJ.

    Reply to this comment
  4. Darvin Popa October 9, 22:34

    Mos ki merak mor Gjin se sa te jete ne parlament Sali Berisha dhe Ilir Floriri nuk te hyn ,asnji gjemb ne kembe se ti ke punuar dite e nate (”per ta rjepur popullin”) qe ai te shofi dite te bardha perrallore se ai NASIP NACUA pa urdherin e ILIR FLORIRIT jo qe s’te arreston ,por te nxjerr te pafajshem ,prandaj vazhdo ne zanatin tend por lyeje” RROTEN “here mbas here se e do puna .

    Reply to this comment
  5. i mencuri October 9, 22:54

    Keta hajdutet e medhenj keshtu do te shpetojne , njeri pas tjetrit , se drejtesia shqiptare eshte e qelbur nga koka ne kembe . TUUUUURRRRRRPPPPP !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*