Gjinishi: Pse duhet të priste 25 vite Janullatos? Shqiptarët kanë ngarkesa emocionale…

December 29, 2017 19:40

Gjinishi: Pse duhet të priste 25 vite Janullatos? Shqiptarët kanë ngarkesa emocionale…

Emisioni “JAVA” në RTSH ka pasur si pjesë të parë të diskutimit, përplasjen në distancë mes Edi Ramës dhe Ilir Metës me deklaratat e tyre në ekrane.

Analisti Preç Zogaj tha sonte se Shqipëria duhet të merrte një vendim të konsultuar për votën në OKB. Sipas Zogaj, duhet të ishte përfshirë jo vetëm Presidenti, por edhe partitë e tjera politike.

“Sa i përket mënyrës sesi formulohet një vendim kaq i rëndësishëm, mendoj se nuk është qeveria padrone e qëndrimit që do mbahej në OKB. Duhet të përfshihej Presidenti dhe kreu i Opozitës. Opinioni publik shqiptar është shumë pro amerikan” – tha Zogaj.

Ndërkohë që sipas Lorenc Vangjelit, marrëdhëniet mes Presidencës dhe Kryeministrisë kanë qenë gjithmonë të tendosura. Ai bëri një rezyme të marrëdhënieve që prej presidentit të parë, Sali Berisha dhe kryeministrat në vijim.

“Marrëdhënia më e ulët kulmoi mes Bamir Topit dhe Sali Berishës” – tha analisti Vangjeli.

***
Ndërkohë në pjesën e dytë të emisionit, paneli i analistëve ka komentuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

I ftuar në emision ka qenë studiuesi Ermir Gjinishi. Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman tha në studion e “JAVA në RTSH” se shqiptarët kudo që jetojnë kanë pasaportat e vendit ku janë. Ai e cilësoi dhënien e pasaportës shqiptare Janullatos diçka pozitive.

“Çkuptim ka që një personazh si Janullatos duhet të priste 25 vjet? Janë pikërisht ngarkesat emocionale që kemi ne si popull. Ne kemi qasje negative në disa raste. Kryepeshkopi nuk erdhi në Shqipëri si përfaqësues i kishës greke. Siç kanë ardhur dhe klerikë të tjerë të huaj që nuk janë shqiptarë” – tha Gjinishi.

Ai e cilësoi Anastas Janullatosin si një figurë akademike, duke i bërë edhe një profil për angazhimet e Kryepeshkopit në publicistikë dhe si pedagog.

***

Artan Hoxha deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “JAVA” se Florenc Beqiraj ka pranuar të kthehet në Shqipëri me dëshirë.

I riu që humbi jetën në Marsejë, tha Hoxha, pritej të ktheje më 15 Dhjetor në atdheun e tij.

“Mungesa e hetimit nga pala shqiptare tregon sesi shteti ynë i trajton shtetasit e vet” – tha Hoxha.

Duke folur për zgjedhjen e Arta Markut, gazetari investigativ tha se pritet të lëvizin të gjithë prokurorët e rretheve.

December 29, 2017 19:40
Komento

3 Komente

  1. mirel December 29, 19:52

    obobo, nuk ka ngelur me fytyremut pa dhene opinionin e tij prej bajge.
    Mjere shqiptaret si e kane lene veten ne keto vemje historike.
    Kosh plerash do ngeleni o shqipo koketrashe..ashtu do ju trajtojne dhe perbuzin tere jeten..si Florenci..

    Reply to this comment
  2. MH December 29, 20:31

    Pse nuk thoni qe jemi tregue “idiot” politike per plot nji cerek shekullit ne mos dhenine e shtetesise shqiptare Janollatosit.Dhenia e shtetesise na dha krenari dhe intelegjence madheshtore qe nuk ka zot qe ta deshiferoj pozitivisht.
    Po a do te pranojne greket mbylljen e ceshtjes se faljes se detit.Abrogimin e ligjit te luftes,njikohesisht bashke me ligjin e luftes dhe vullnetarizmin e zgjidhjes se ceshtjes Came.
    Keshtu ma dreqnon mendja e ime si konkluzion i dashurise ne dhenien e shtetesise shqiptare “naltmadhenise” Janollatosit qe na drejtoj e edukoi shqiptaret drejt Zotit Grek.AMIN!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Muhamet Zeqiri December 30, 04:08

    Ja perse ende duhet te priste Janullatusi:
    – Te priste sic presin shqiptaret ne Greqi qe kane 27 vjet e me shume e nuk u japin shtetesine greke. Kjo tregon ngarkesat emocionale qe kane greket si popull.
    – Te priste sic presin camet te shkojne te shikojne vendlindjen e tyre. Kjo tregon ngarkesat emocionale qe kane greket si popull.
    – Te presi sic po pret, po ben shekullin, ligji i luftes pa u hequr. Kjo tregon ngarkesat emocionale qe kane greket si popull.
    – Te presi sic presin shqiptaret ne kufi “se nuk punon kompjuteri” nga ana e grekut. Kjo tregon ngarkesat emocionale qe kane greket si popull.
    – Se fundi, Janullatusi te nderroje emrin! Ta beje Muhamet Zeqiri, per shembull, te japi provime gjuhen shqipe dhe historine e Shqiperise. Pastaj i takon nenshtetesia jone e nderuar. Kjo tregon ngarkesat emocionale qe kane greket si popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*