Gjinjtë vashërorë…

January 25, 2018 12:50

Gjinjtë vashërorë…

 

Ç’na shikon drita e syve,

i gdhendi Zoti me dorë,

po kulmi i mrekullive,

janë gjinjtë vashërorë!

 

Me ata-në këtë jetë,

them se s’ka asgjë të ngjashme,

për gjithë burrat e shkretë,

jan’ kurthet më të hatashme!

 

Sytë aty i mban mbërthyer,

një fuqi enigmatike,

të nxit gjiri i kërcyer,

fantazi oqeanike!

 

Vashat duan syrin tonë,

hiret kurrë s’ia kanë kursyer,

ndaj si padashur gjithmonë,

ndonjë kopsë e mbajnë zbërthyer!

 

Ajo  pakëz bardhësi,

poshtë kopsës së zbërthyer,

është për syrin një magji,

që s’ka fjalë për ta rrëfyer!

 

Ajo bardhësi dëbore,

që vazhdon pak me të ngritur,

s’është për ta prekur me dorë,

por magji për t’u soditur!.

 

Ajo cipë e bardhë-dëborë,

më zgjon mendime fisnike,

se po e preka me dorë,

nuk është më enigmatike!.

 

Në magji të pambaruar,

mund t’i ëndërrojë çdo burrë,

mua gjinjtë e zbuluar,

them se s’më kanë joshur kurrë!

 

Gjinjtë e fshehur nëpër bluza,

ato ngrenë vërtet stuhi,

për ato të ndizet muza,

një mister-një fshehtësi!

 

A.DUKA

January 25, 2018 12:50
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 January 25, 14:06

    i ke fut ndonjë cigare lazarati beno??
    harrove tradhëtinë tënde vetëm me një të tërhequr hashishi??
    fillove të shkruash për cica??
    unë nuk të ndahem si ty dhe të tjerëve!!
    po të rishkruaj komnetin tim te skënderbeu!!
    ” anticensurë25642654

    oooooooooooooooooooooo dddddddddduuuuuuuuuuuukeeeeee
    hape gojën për tradhëtinë!!!
    nuk vlen as jeta tënde e as timja për ta mbajtur të mbyllur!!
    varri tënd dhe timi nesër do të jenë në greqi o lab muti!!!!
    që sot fitove dhe ti një mbiemër!!
    nuk je më lab si unë,u ngjite një shkallë më lart!!!!!
    qënër të ndyrë!!kujton se ke për të rrojtur 1000 vjet duke i thurur himne tradhëtisë???
    Reply to this comment

    ps:shumë tragjikomike beno të shkruash për skënderbeun e të jesh ballaban,esat toptan??ske faj ti,vetë tradhëtari i tironës i lindur nga kristaq e anetë brënda vitit të skënderbeut po na shet dhe labërinë tonë!!më duket se është vetëm timja beno!!
    ti duhet ta kesh siguruar ndonjë gropë diku tjetër!!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit January 25, 22:47

      o Ceno, e ke filluar vitin me shume kripe dhe piper. Per gjinjte e femres po kendon Beni, o shoku. Per ato edhe Skenderbeu e harronte sulltan Murrashin me gjithe turq e turqeshka,

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 January 26, 08:17

        mono
        më pëlqen kjo qetsia jote,ashtu si nuk më pëlqejnë “krehejet e flokëve”të dukës në të njëjtën kohë me djegjen e stambollit!
        mono,ti mund të shkruash me humor,me ironi ose me çfardo lloj karlliku që do,si unë,si qënja superiore je dhe ti njësh,thjeshtë një numur!!
        kurse duka nuk është i tillë!si në shkrimet e tij dhe në njohjen e politikës!!
        ai sot nuk po bën gjë tjetër veçse po bashkpunon me tradhëtinë!!thjeshtë në heshtje,me mosveprim!!
        të shkruash për cica në të njëtjën kohë që shipëria po jepet falas!?
        mua më duket një ndyrësi o mono!!
        o oficer i enverit!!
        si e kam thënë dhe më parë,për fat nuk kemi pasur luftë,sepse si cjapi te kasapi kishim për të përfunduar me oficerë si ti dhe ben duka!!se harrova të përmënd dhe oficer fëndën!!
        si është e mundur që të mos reagoni mor njerëz bastardë??
        si është e mundur që të pranoni të realizohet ideja shoviniste e vorio eprit,mor njerëz që deri dje sali qënin e quanit tradhëtar për më pak se kaq??
        si mund të rrini të qet,si mund ta kapërdini këtë tradhëti??apo mjafton një gotë verë?
        mono,mesa shoh nënshtetësia italiane të paska bërë dhe italian!italian në kuptimin e mirfilltë të fjalës,stë hakari për atë që mund të ndodhë në shqipëri??këto që shkruan,i shkruan për “hoby”!!
        më vjen keq që ta pranoj,por paskemi qënë mitër për bastardë!!
        ps:të lutem mos më thuaj se çdo kush ka mendimin e tij!!për këtë rast,nuk ka mendim ndryshe!!
        o tradhëti o patriotizëm!!
        më vjen keq që patriotizmi është me shumicë në greqi dhe afër zeros në shqipëri!!

        Reply to this comment
  2. MAJAKOVSKI January 26, 05:03

    e bukur por edhe njecik raciste…ka edhe gjinje te zeshketa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*