Gjinushi: OSBE të bëjë publik qëndrimin për ndarjen e mandateve

Redaksia Online February 1, 2013 13:14

Gjinushi: OSBE të bëjë publik qëndrimin për ndarjen e mandateve

Kreu i PAD e sheh vendimin e djeshëm të Kuvendit për shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e qershorit sipas të njëjtës skemë të ndjekur në 2009-n si një përpjekje të maxhorancës qeverisëse për të manipuluar zgjedhjet. Në një prononcim për mediat, kreu i PAD, Skënder Gjinushi, tha vendimi i djeshëm i Kuvendit është zero, pasi opozita nuk do të njohë asnjë rezultat që del nga kjo ndarje mandatesh.

“Votimi i djeshëm i Kuvendit, ishte një veprim i dëshpëruar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për të fituar zgjedhjet me manipulime”, tha Gjinushi, i cili theksoi se i ka kërkuar prezencës së OSBE-së në Tiranë të bëjë publik qëndrimin e saj në lidhje me këtë lëvizje të maxhorancës.

“Nuk do njohim rezultatin që do të dalë nga kjo ndarje. Ndarja e mandateve sipas vitit 2009 dëmton zgjedhjet e vitit 2013. OSBE të mbajë qëndrim, të jetë palë ose të kundërshtojë”, tha Gjinushi.

 

Redaksia Online February 1, 2013 13:14
Komento

2 Komente

  1. Tak Muhedini February 1, 13:33

    Kur ka kaluar Gjinushi te PAD-ja?????

    Reply to this comment
  2. Kery February 1, 16:05

    Profesor Gjinushi je shume i sakte!Por duhet te kembengulni qe OSBE te largoje perfaqsuesin e sotem ne vendin tone dhe emrimine nje njeriu me personalitet se nuk eshte sekret qe Berisha do te mundohet te korruptoje te gjithe!Une mendoj se europianet mendojne me shume per te ruajtur vendin e tyre te punes,se sa te bejne ndonje pune per demokracine.Berisha do t’i vjedhe zgjedhjet,s’ka dyshim per kete, prandaj mendoni c’fare do te beje opozita per rotacionin?!Keto qe ndodhin me Berishen por edhe me nderkombetaret eshte e pashembellt ne histori.Jam shume pesimist,duke njohur Berishen,Shqiptaret te pergatiten se do te rikthehet 96-97- ta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim