Gjinushi parashikon fitoren e së majtës: PD nuk i kalon 62 mandate

Redaksia Online March 18, 2013 10:48

Gjinushi parashikon fitoren e së majtës: PD nuk i kalon 62 mandate

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, thotë se nuk ka paraqitur asnjë kusht apo kërkesë për PS-në në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit. Në një intervistë për GSH, Gjinushi thotë se kërkesa është fitorja e përbashkët, ndërsa bën edhe një parashikim për numrin e mandateve që merr e majta. Sipas tij, grupimi i majtë merr 69-73 mandate, ndërsa PD-ja nuk i kalon 62 mandate. “Meqë variantet janë dy, kemi një grupim të majtë dhe përballë kemi një të djathtë dhe vetëm ndonjë parti e veçantë mbetet jashtë. Në këtë rast LSI-ja rri atje ku është, nuk bën lojën e rreme të ikjes nga qeveria. Edhe grupimi i majtë është të paktën 50 mijë vota para, sepse është e qartë që e majta merr votat e  veta, merr votat e të mashtruarve në 2009-ën, të atyre që votuan LSI-në duke e kujtuar të majtë dhe që tani masivisht do të votojnë PSD-në dhe forcat që nuk ua shesin mandatin, dhe merr edhe vota patjetër të frymës opozitare, që është në rritje. Grupimi i djathtë ka vetëm firo, që i vijnë nga mashtrimi 4- vjeçar, dështimi 4-vjeçar dhe korrupsioni, makutëria, deri te vrasjet politike”, tregon Gjinushi.

Gjinushi thotë se strategjia që do të ndiqet në këto zgjedhje është me lista të veçanta. “Ne dalim me listat tona dhe PS-ja me listat e saj. PSD-ja kërkon të rimarrë atë vend që i takon si forcë e dytë e opozitës qartazi, sepse opozitën ne e kemi bërë, nuk e ka bërë as FRD-ja, as AK-ja”.

 

Redaksia Online March 18, 2013 10:48
Komento

1 Koment

  1. Emigrant March 18, 11:44

    Po sa do viedhin sali Berisha me 23 qershor ??? Dhe sa do viedhin I ilir meta ??? Me gjith administraden e tyre ??? Dhe me ministrin e bredshme te tyre ??? Ata nuk kan fituar kurr por gjithmon kan qeverisur me vota te viedhura ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*