Gjinushi: PSD e vetme në zgjedhjet e 21 qershorit

February 23, 2015 14:40

Gjinushi: PSD e vetme në zgjedhjet e 21 qershorit

Kryetar i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, tha për Televizionin Tema, se në zgjedhjet lokale partia që ai përfaqëson nuk do të jetë pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste.

Ai theksoi se PSD nuk mund të bëjë marrëveshje me PS-në, pasi ende nuk është respektuar marrveshja e bërë gjatë zgjedhjeve të përgjithëshme në vitin 2013.

Zoti Gjinushi në zgjedjet lokale PSd do të garojë e vetme apo do të jetë pjesë e koalicionit me PS?

Ne po përgatitemi sreiozisht për të arritur përfaqsimin tonë sa më tëmirë. PSD është jashtë qeverie ka një përvojë negative nga bashkëpunimi i 2013 në raport me PS-në, sepse nuk u zbatua ajo për të cilën ishte rënë dakord para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Për të pasur një bashkëpunim duhen dy palët, kur njëra palë nuk dëshiron atëherë nuk pala tjetër duhet ti bëjë vetë llogaritë. Nuk ka koalicion me PS-në sepse nuk ka bashkëqeverisje, kjo është zgjedhje e PS-së nuk është zgjedhja jonë. PSD është e vetmja parti e cila nuk ka qeverisur me kundërshtarët. Berisha ka qeverisur me të gjithë ish kundërshtarët, me tgë gjitha ish partitë e majta. E vetmja Parti që ndenjti në opozitë për 8 vjet sëbashku me PS-në. Ne nuk kemi preferuar të bëhemi pjesë e pazareve politike. Ne përfaqësojmë të ,ajtën edhe pse nuk jemi pjesë e qeverisë.

Si e shihni qeverisjen e majtë gjatë këtyre 18 muajve?

Çdo qeveri vlerësohet në raport me atë çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bënte. Qeveria e sotme është në parametrat e pritshme. Pas një super krize në të cilën u mor Shqipëria, pas piramidave më të rrezikëshme se të 97 që la qeveria e PD-së, pasi kjo është mënyra se si qeveris pd, krijon borxhe hap gopa të mëdha financiare për tu pasuruar. Në 97 kishim firmat piramidale, sot ka lënë KESH-in, naftën krizën me CEZ, borxhin ndaj biznesit. Prandaj mund të themi që në vija të përgjithshme kjo qeveri ka futur shtetin në rrugën e duhur. PSD e pati thënë dhe më para se me largimin e qeverisë Berisha do të merrej edhe statusi kandidat, dhe ashtu ndodhi. Shqipëri i ka hyrë sërish rrugës së rritjes ekonomike. Pra e përgjithshmja është pozitive. Ku janë gabimet? Nuk duhet të shlyeshin të gjitha borxhet menjëherë, nuk duhet ta kishte marrë këtë barrë, po siç është dhe mbledhja e të gjitha lekëve të KESH-it, duhet të ishte shtrirë në kohë. Reforma administrative ku mazhoranca nën presionin e ndërkombëtarëve dhe të opozitës ka deformuar qëllimin e ligjit të ri. Ligji i ri nuk është për të mbrojtur administratën që ishte por për të reformuar administratën, nëse ky ligj do të ishte bërë për të betonizuar administratën e shkuar atëherë mjerë ne. Ajo administratë na çoi në krizë, atëherë si mundet që pa pastrime serioze të garantohet rilindja. Problemi i dytë lufta kundër korrupsionit. Berisha e ligjëroi korruspioni, përshembull në të gjitha zonat ku nuk paguhej energjia votohej PD. Pra duhen ndëshuar ata që krijuan këtë realitet dhe jo njerëzit e thjeshtë. Pra nuk duhet goditur vetëm poshtë, është si puna e pemëve. Që të zhukësh korrupsionin duhen prerë rrënjët jo degët.

Po për ngërçin institucional mes presidentit dhe kryeministri, cili është opinioni juaj?

Kemi një president jokonsensual, kemi një presidedent që është vënë nga Partia Demokratike. Po të funksionojë jashtë presionit Gjykata Kushtetuese, dhe Gjykata e lartë atëherë gjyqësore vihet në binarë. Me një president politik nuk garantohet bashkëqeverisja, nuk mnund të garantohet balancimi dhe funksionimi i institucioneve të pavarura./Tema Tv

February 23, 2015 14:40
Komento

9 Komente

  1. LOVE BERISHA February 23, 15:42

    PSD është e vetmja parti e cila nuk ka qeverisur me kundërshtarët _ Thote Gjinushi
    ahahhahhhahahhahhahahahhahahahha
    po pikerisht Skener ,ky eshte problemi .
    pse nuk ha ngjala dhe ti ,dhe jemi ne rregull te gjithe 😛
    Tani do garoje i vetem …edhe ? kujt po i prish pune ??
    bashkite jane shitur ne tavoline ,ti garo nga te duash .
    pushteti do shkoje andej nga haen ngjalat .

    te thashe une : Qahesh kot nga dajaku i Berishes …ai e mban fjalen …
    kur thote qe do dajak …te vdekur te ben …po ky i juaj ….as te …rreh …as..asgje nuk ben

    Reply to this comment
  2. Arben February 23, 15:56

    RROFTE SIGURIMI I SHTETIT.

    Reply to this comment
  3. Bardh e Zi February 23, 16:28

    Gjino harroji “fiqte” e Nanos qe mi mbllacisje bute bute nen jorganin e PS. Ky gjeja e gjate te dha reston sic i do mushka drute. Dil vetem dhe do ta marresh 0,0001% qe meriton. PSD nje klub pa shtylle kurrizorre qe mblidhen dhe degjojne romuzet e krietarit…

    Reply to this comment
  4. M A R K O February 23, 16:54

    Te na rroje Gjinushi..

    Reply to this comment
  5. Nona nga Tirona February 23, 17:05

    Ndoshta ke te drejte .pasi je paria me afer PS. PO duhet te dish se po dole e vetme,jo vetem qe nuk fiton asnje bashki,po do prishesh pune te majtes ne pergjithesi e do cosh uje te Saliu. Me mire rri ne koalicin me PS qe te marrwesh ndoshta ndonje n’/kryetar bashkie dhe antare te keshillit bashkiak. Mos e bej si I ndjeri Hysni Milloshi,qe nga inati po thuaj I dha votat saliu. E saliui per vota behet shoke e mik edhe me shejtanin , palacon ,hajdute e kriminel ,kurve e kurvar…….

    Reply to this comment
  6. LIZA February 23, 17:18

    Eshte per te ardhur keq per nivelin qe mbartin disa komentues injorante(koha e kandilit berishjan) e qe e prezantojne vehten sikur dijne gjithçka,varet gjithçka prej tyre dhe se e ardhmja e Shqiperise eshte injoranca e tyre!Nga do te shkoni,sido te jetoni e te visheni dalloheni sikur tju fusin edhe midis qytetareve!Karakteristikat:Te ecurit si kafshe pylli pa elegnce,te pelliturit ne rruge si gomere,ne mos respektimin e te gjitha rregullave te qyteterimit ,qofshi ne kembe apo me mjete,qofshi ne markete apo ne barkafe!Nje aresye me shume per te mos u bere ky kodosh vendi qe edhe me injoranti te jep receta per te kaluar diten!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 23, 23:34

      Komenti intelektual i “L I Z A” e meriton një nderim për të vërtetën që thotë! E hidhur por e vërtetë! Dua të them dhe kêtë,-mos gjykoni vetëm z. Gjinushi por gjykoni edhe ata që me marrëveshjet fshijnë menderen! A mund të ndërtohet partneriteti me “pabesi e mungesë koherence”? Z. Gjinushi mund të ketë vese por vesi më i madh që ka pasur e ka është prezantimi i tij si “debatues i patundur dhe i pasfidueshëm i së majtës”. Më thoni një djathtist që ka arritur ta sfidojë Gjinushin? Asnjë nuk ka! Tung!

      Reply to this comment
  7. Emigrant February 23, 22:33

    Po te me degjosh mua e shkrin fare partine tende dhe shume parti te tjera si puna juaj jeni thjesht nje bare tek taksapaguesit shqiptare.

    Reply to this comment
  8. populli May 20, 12:06

    Gjinushi njeri me kurajo intelektual njeri me vlera dhe nuk vlen te lexosh keta komentues drejtore me 4 klase qe historikisht e kane merituar postin vetem nga nr i votave qe u vjedhin partive qe pa pike turpi i quajne aleate turp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*