Qeveria dështoi në pritshmërinë numër 1 të shqiptarëve. Opozita me dekriminalizimin, si shtëpia publike që ankohet për prostitutat ambulante

January 10, 2015 17:52

Qeveria dështoi në pritshmërinë numër 1 të shqiptarëve. Opozita me dekriminalizimin, si shtëpia publike që ankohet për prostitutat ambulante

Skënder Gjinushi, ish-Kryetar i Kuvendit dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialdemokrate, flet për zhvillimet politike nën qeverisjen e majtë në një intervistë botuar sot në DITA.

Ai thotë se qeveria ka disa arritje:

“Janë marrja e statusit kandidat për 8 muaj, gjë që PD s’e arriti, madje e pengoi për 8 vjet me radhë, nxjerrja e KESH-it nga gropa ku po zhytej, hartimi i një buxheti realist që garanton një rritje ekonomike normale, shkulja e bastioneve të mbrojtura politikisht të kultivimit të drogës,vendosja në binarë ligjorë e procesit të legalizimeve, përpjekja për të ndalur trafikimin publik të diplomave e anarshinë e krijuar në arsimin e lartë, kthimi i interesit për turizmin me projekte konkrete…” – thotë Gjinushi.

Por aleati i PS dhe LSI thotë se Qeveria ka zhgënjyer në atë që ishte pritshmëria numër 1 e shqiptarëve:

“Shije jo të mirë lë në radhë të parë ajo çka ishte pritshmëria numër një e shqiptarëve, e sidomos e ish-opozitarëve. Gjithkush priste e pret një çrrënjosje sa më të thellë të korrupsionit e ilegjitimitetit ku jo për hakmarrje, por për drejtësi, pritej ndëshkimi i atyre që ishin shkaktarët dhe përfituesit kryesorë të ngritjes së korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve në sistem. Por ende shihet një ndëshkueshmëri e lartë e të implikuarve poshtë dhe pandëshkueshmëri totale të personave përgjegjës lart. Përshembull arrestohen vjedhës individualë të energjisë elektrike, por s’ka as kallëzim për ata që organizuan këtë vjedhje masive. Ju kujtohet besoj se në qoftë se tani policia arreston vjedhësit në mbështetje të punonjësve të OSHEE-së, në kohën e PD-së policia arrestonte punonjësit kur shqetësonin vjedhësit e energjisë. Tani ndiqesh penalisht për ndërtime pa leje qoftë dhe në tokën tënde, ndërsa ata që ndërtuan e legalizuan pa ligj në zona preferenciale dëmshpërblehen me paratë tona dhe ish-shefat bamirës bëjnë të qetë oponencën e qeverisë në emër të popullit?”

197-724x1024Gjinushi thotë se ligji i ri për administratën mbrojti administratën e korruptuar dhe qeveria Rama nuk bëri asnjë përpjekje për këtë, përkundrazi:

“Pritshmëria e dytë ishte në drejtim të reformës administrative ku ish opozitarët nuk shihnin vetëm një mundësi për t’u punësuar vet, por me të drejtë duke e parë administratën si një instrument tejet të keqpërdorur politikisht nga PD deri tek mitingjet me lista e sidomos si masha kryesore e përhapjes dhe e kryerjes së mitmarrjes, shpërdorimit të fondeve publike, shkeljes së ligjshmërisë e keqqeverisjes prisnin një spastrim real e rrënjësor të saj. Çuditërisht nën presionin e opozitës hartimi i ligjit të ri po kuptohet sikur ai u bë për të mbrojtur ish-administratën, ndërkohë që ajo administratë ishte cilësuar jashtë standardeve të BE-së. Ishte mosplotësimi i standardeve ligjore në administratë një nga 12 rekomandimet e paplotësuara që pengoi marrjen e statusit kandidat. Ligji ri u bë që pas pastrimit të ish-administratës nga paaftësia, inkompetenca, politizimi, korrupsioni e reja të ringrihej mbi respektimin e ligjit të ri konform praktikave evropiane. Hezitimi i kryerjes së këtij operacioni bën që shumëkush ta shohë me dyshim fatin e rilindjes në duart e shumë burokratëve që s’kanë asgjë të përbashkët me këtë term. Madje që jo vetëm se kuptojnë, por dëshirojnë që rilindja të lindë e vdekur…” – thotë Gjinushi për DITA.

Ai shton se shije jo të mire la dhe ideja e rritjes se çmimit të energjisë, prishjet e tj. Por ai shton se sa më parë duhet të fillojë ndërtimi e transformimi i zonave me përparësi turizmin si “Lungo Mare” Vlorë, organizimi i Golemit, bregu i liqenit të Pogradecit etj, për të përcjellë qartë mesazhin e qëllimin se prishjet nuk bëhen as për penalizim, as për anti-biznes, por për një zhvillim të qëndrueshëm, ligjor e të standardeve të kohës.

I pyetur nga gazetarët Erion Habilaj e Xhevdet Shehu për opozitën, Gjinushi thotë ndër të tjera se në asnjë lloj literature e përvoje demokratike nuk njihet opozitë si kjo në Shqipëri.

Tepër kompromentues për opozitën është fakti që ajo jo vetëm nuk ka asnjë reflektim mbi situatën skandaloze korruptive që kultivoi dhe trashëgoi, por është hapur në mbrojtje të tij. Opozita është rreshtuar në krah të keqbërësit. Kur dëgjon këtë kategori politikanësh të bërtasin për dekriminalizimin të kujtohen ankesat e shtëpive publike ndaj prostitutave ambulante që punojnë part-time” – thotë ai

 

Intervista e plotë mund të lexohet:

http://www.gazetadita.al/skender-gjinushi-rama-pd-dhe-e-majta-sipas-meje/

 

 

January 10, 2015 17:52
Komento

40 Komente

  1. elida rosin January 10, 18:02

    Plotesisht dakort!

    Reply to this comment
  2. LORA January 10, 18:07

    Keto qe thote Gjinushi nuk jane as me pak e as me shume nga c’thone perdite njerzit ne
    portalet online.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA January 10, 18:19

      Sigurisht, eshte gje e mire Lora,
      qe Gjinushi pasqyron ne permbajtje ate qe thote Publiku i gjere!
      Me thuaj nje Politikan tjeter qe eshte aq i qarte dhe i sakte sa Gjinushi!…

      Reply to this comment
      • Tartufi January 10, 19:36

        Ti shoku N VJOSA ta kam kthyer pergjigjen ,por gazeta Dita trembet
        me ato qe te shkruaj,se kush i organizon keto terorizma.
        Per te gjithe ata qe ju vjen keq per 12 franceze te masakruar qe nuk ju takonte kjo vdekje …. por harojne 200 mije te pa fajshem te
        te vrare dhe te masakruar,dhe kurre nuk komentojne e te krahesojne kete masaker,
        tek populli i lindjes se mesme,keta jane ndyresija e kesaj bote,keta
        jane prodhimi i terorizmit te kesaj bote

        Reply to this comment
      • LORA January 10, 20:18

        Po Gjinushi e ben me pagese ate qe njerzit e thjeshte e bejne perdite ,free,ne saje te skrupujve te tyre morale e kombetare.
        Dhe kur njerzit jane vete te qarte,nuk kane nevoje per kasnec,,,,qe vjen qe nga CORBA e ramiz Alise. Une per vete nuk e kam kete nevoje i nderuar Neti,,,,por keshtu besoj te jete edhe per te tjeret.
        Problemi i vertete eshe BESIMI o Neti,,,,,,ke te besoj me pare Gjinushin qe flet me kembe ne toke persa kohe nuk ka pushtet,,,,apo Gjinushin qe e nderron krejtesisht zanane sapo merr pushtet???????
        I kam dhene karar Neti,s’kam kohe per te humbur me corben e ramizit qe e beri Shqiperine nje sketerre per dy dekada,,,,qe ndoqi nje te treten e popullit nga vendi neper rruget e Botes.

        Reply to this comment
  3. lilo labja January 10, 18:11

    Shume drejt ka folur.
    Sidomos per ate ligjin e administrates
    PS mashtroi gjithe votuesit e vet me ate ligj.
    TURP I ZOTIT.
    Rama eshte Bukeshkale

    Reply to this comment
  4. Meteh January 10, 18:12

    Z.skender Gjinushi,si njei i zgjuar qe eshte,si djal i nje gjenerali model,per te cilin ka paur respekt gjithe korpusi i gjeneraleve dhe ushtarakeve te tjer ne ushtri,jep konkluzione te drejta per drejtuaesit e 2 B,(Pra bëm o babë të ngjaj)Do e kshillonim Skenderin te merte pjese si analist pro te majtes,ndonse akoma nuk eshte perfshir ne te,arsyet dihen tashmë.Basha po kerkon te dale si lider,por shpreh ato qe i dikton babi i vet:”Bjeri sa me shume Rames,ndryshe na piu e zeza”Dhe sulmi vazhdoi me LHL te Siris,Tritoli C4 i Saliut-dora vet 23 vjet,problemi avionit te droges te sajuar po nga Sala,tashme po sulmon Kongresin e permetit,fotot e Enverit.Keto marrzi te tyre i di edhe BUFI,ndaj Rama me keto perralla-ka 100 vjet ymer,por ky duhet te shpejtoi largimin e Nishanit,Llalles,Vishos.Krijimin e gjykates penale per te bere reformen ne drejtesin e korruptuar-E PAKORIGJUESHME..!

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi January 10, 18:12

    Z. Gjinushi për mua eshtë një polemist “par exelence”! Askush nuk e kap dot ne debat,askush nuk e fiton dot polemikën me të. Ka nje shkathtesi e shpejtesi mendore te habiteshme! E vlerësoj si nder te vetmit te majtë konsekuentë,të qartë në majtizmin e tij dhe pa “bythpërdredhjet” e se majtes ne pergjithësi ? Godet ne shënjen e duhur me saktesine e duhur dhe me vendosmerine e duhur. Njerzit qe e njohin nga afer thone se eshte trim. E mbeshtesin ne shume tregime thenien e tyre!

    Reply to this comment
  6. xhelal January 10, 18:13

    ta harroje z Rama se socialistet e vertete do ta votojne. Shume prej tyre enden rrugeve ne kerkim te nje pune e pushteti i rilindjes as i sheh me sy. Mendoj se Z.Rames do ti vijne mend pas 21 qershorit,por do te jete vone.

    Reply to this comment
  7. Marin Gashi January 10, 18:14

    Fol o Gjinush, fol, se kure pate ne dore tigrin e Vicidolit e fale…

    Reply to this comment
  8. N.VJOSA January 10, 18:19

    Gjinushi eshte aq i sakt me konkluzionet e tij, sa mund te thuhet se ka nje saktesi Mathematike!….
    Per te ardhur keq qe ky njeri i talentuar menjanohet nga Politika!…
    I jap te drejt 100% Kadares kur thote se Shqiptaret nuk i kane qef njerzit e zot….
    Mjerim, qe ky njeri me nje
    LLOGJIK TE HEKURT
    nuk eshte as ne Parlament!….
    Pas nje qellimi te qart Politik, zgjedhja e njerzve per ta realizuar ate ka rendesi v e n d i m t a r e !….

    Reply to this comment
    • Tartufi January 10, 18:21

      @ N VJOSA
      Une Tartufi i krahut te kunder nga ju,nuk e kam shum per merak { Pelivanin } por kur
      lexoi ne librin e tij dise vargje { ati me ngelet
      gozhda keq ne dru } Po ju u a mbajti bytha
      jepnani argumenta,jo bajga dhe mburje qe
      ju bejne per tu tallur. Lexo nga pelivani.

      Gjinushin s e marim vesh
      Dhe kendej edhe andej
      dridhe,o vetullkalesh
      Fle aga e gdhiesh bej!!!!!!!!!!!!!!

      Me pelivanin mund te diskutoshe e te leshe
      litar te lire per te diskutuar,me keto qe shkruan

      Reply to this comment
      • N.VJOSA January 10, 18:21

        @Tartuf,
        Dje lexova nje koment tendin qe e rreshtoje vehten me Islamisten Terrorist, hapur dhe terthorazi!…Nuk e di çfare Kulture politike ke, ne çfare fushe ke studjuar, por nga komentet merresh vesh kollaj qe je nje ekstremist e Anarchist dritshkurter.e kuptoj urrejtjen tende per pikpamjet e majta dhe Historine gjysemshekullore te Popullit shqiptar,
        e kuptoj urrejtjen tende ne se ti vet ose familjarisht jote kemi qene te denuar, por ti dhe rasti yt nuk perfaqsoni Historine e nje populli te tere, pamvarsisht se ajo periudhe u denua si nje utopi ne paktike dhe ne Teori!….
        Urrejtja nuk te con me tej Hundes tende!…

        Reply to this comment
      • pelivani January 10, 18:44

        Faleminderit Tartuf!… Por,keto vargje jane hedhur ne vitin 1994 !…
        Sot,nuk kam kete pershtypje per Gjinushin,sinqerisht. Me duket nder me te komletuarit sot per sot!

        Reply to this comment
        • Tartufi January 10, 19:02

          Pelivan,be tjeter poezi per Gjinushin,nuk ka problem,une nje pjese te pozive te tua i lexoje me kenaqesi…. por kur
          shkoi tek faqija 108 me te paren ja le trapit ta lexoi.
          Une Tartufi kam shije tjeter per poezine.

          Aty ku teli te rrethon
          aty ku thrasin per te vdekur
          aty ku qori te tregon
          atje poeti eshte shprese e mbetur.

          Aty ku zeri ti te zgjon
          aty ku ti te thret atdheu
          atij kur zjari i mungon
          ti te lidhesh si Prometheu.

          Pershendetje Pelivan,poeti pos vlereson poetin nuk ka vlera.

          Reply to this comment
      • N.VJOSA January 10, 19:34

        @Tartuf,
        As Pelivani,as ti,as une nuk jemi
        Peshorja e vertete per te matur nje personalitet Politik, pamvarsisht se dikush i afrohet me shume e dikush me pak se Vertetes!…
        Opinioni i gjer publik eshte Peshorja e Vertete!…e respektoj mendimin e kundert, kur ka argumenta!…

        Reply to this comment
  9. Cœur January 10, 18:21

    po ca i keni keto tituj mor gazetare
    Opozita eshte shtepi publike …ok kte e kuptova
    po prostituta ambulante kush i bie qe te jete ????

    aman i jepni nje vend pune Gjinushit ,se po me {na] luan menc 😛

    Reply to this comment
  10. Tartufi January 10, 18:22

    Ata qe mburin kete minister te shtipjes dhe te degjenerimit te ketij populli,djalin
    e kapterit te bunkerit komunist,nuk kane me teper vlere se ata qe mburin shpellarin ,sekretarin e partise se dylberit komunist Enver. Jane nje soi si ata
    qe mburin padrinon Nano. Keta lloi krijesa shqiptare kane po kete vlere sa ata
    qe qajne me lot per legjendarin komandar gjyzelin nga gjirokastra.
    Keta qe i thurin lavde e nderime, kesaj mbeturine shoqerore te deshtuar anti
    shqiptare,nuk eshte gje tjeter vecse llum nga llumi i ketij populli.

    Reply to this comment
    • Dritan January 10, 18:22

      O Tartuf o kesul hu! O çbllokues halesh rrugeve te botes! O degjenerata e ,ketij blogu, legen dhe bir legeni! Je nder te vetmit qe zbraz helm mbi shqiptaret dhe intelektualet e shkolluar, se ose je nje kelysh me gen serbo-sllav ose nje antishqiptar i terbuar qe nuk i dihet atesia.

      Skender E.Gjinushi, nuk eshte shoku yt or idiot dhe vemje i minjeve te gjirizes. Skender Gjinushi, eshte bir i nje ish ushtaraku te larte i ushtrise shqiptare, o srbo-grek. Skender Gjinushi, eshte Profesor Doktor ne fushen e matematikes, grade dhe titull qe nuk e ka marre ne Shqiperi por ne France, o teveqel dhe llamarine haleje. Shko mor zog gomari shtro kurrizin qe te nxjerresh buken e gojes dhe mos ha shume “marmalate fiku” se do shkosh per leshte e Jozit!

      Reply to this comment
      • Tartufi January 10, 18:23

        Dritani vezhges,me pelqen qe e pranon qe je llum nga
        llumi i popullit shqiptar. Ate qe nuk e djeg miza nuk
        shqetsohet per akuzat.Ja meso… me funderina si ti me shok ne na kalon koha me argetim.. sa me shum te shahemi nga ju llumi i gjyrizit,aq me shume na ngritet
        vlera tone.

        Reply to this comment
        • Fuck Mark uk January 10, 18:56

          Te me fali redaksia dhe komentuesit por: Tartufi! Ti qenke nje RROT’KURVE pa vlera fare e nje INJORANT SHPELLE me shume vlera…..sidomos kur gjykon e diskuton per politike. Bej te fala Mark uk-ut, Coeur-it dhe kryetarit te shpelles se vicidolit, Sali hajvanit….

          Reply to this comment
          • Cœur January 10, 20:17

            ok Kokepalare
            dhe ti bej te fala bllokut te Ilirit ,
            21 janarit ,
            Gerdecit ,rruges se kombit , F.Xhindit
            ……………e sa e sa te tjera
            dhe kur te mbarosh me keta

            duartrokit kto prostitutat ambulante
            qe kane 70 vjet ne politike
            rrospi te cdo sistemi dhe sigurisht proaret e vendit tend .
            ti “fuck” ke lindur dhe keshtu do vdesesh !
            [po jo nga ne bogistet anonime qe jemi ne nje barke me ty …nga kto rruspite kokethinjura qe lehin ktu e 70 vjet ]

          • Fuck Mark uk & Coeur January 10, 21:42

            Nuk e dija se ishe kaq i ndjeshem persa i perket statusit tend politik, Coeur. Te kerkoj ndjese. Gjithesesi F… U 2

  11. orli January 10, 18:24

    Zoti Gjinushi!me vjen keq por per sa i perket numrit te popullsise per njesi vendore ne Europe ku thua se vendin e pare e ze Shqiperia me 50 000 e i dyti eshte me 20-30 mije ja ke fute kot(ose ke mashtruar ose nuk ke njohuri te sakta) ketu ku jetoj unè nje komune apo bashki eshte mbi 85 mije banore dhe eshte hedhur ne diskutim qe te rritet numri i popullsise per komune(pra te bashkohen komunat me popullsi relativisht jo te madhe,kupto te 50 mije banorshe e siper)ju lutem mos e mashtroni ate popull se mjaft e mashtruat per 50+25 vjet!dikur ti me salen e me shoke te tjere qe e kishit Francen shtepi te dyte na thonit se 95% e popullsise ne kapitalizem vuajn per buken e gojes,tani se ne qenkemi rekordmen per numrin e popullsise ne komuna!!!genjeni ata budallenjt qe i mbani prapa per vota dhe gazetaret qe ju intervistijne por nuk kane haberin se si eshte ndarja territorjale ne Europe.

    Reply to this comment
    • statistika January 10, 18:24

      ku jetoke ti o bire sepse keto qe thote gjinushi jane ststistika te BE-se,i kam pare dhe une psh Franca qe ti permend ka mbi 30 mije njesi qe mesatarisht i bie me pak se 2000 banore per fryme.Behet fjale per mesataren,ne se e kupton dallimin.

      Reply to this comment
  12. Treporti January 10, 18:25

    Gjinushi duhej te drejtonte PS qe ne fillim,sepse i ka thene gjithmone derrit derr e dajes daje.Ka dale nga koalicioni qeverises me PD,kur kishte 12 deputete,kur Saliu donte te behej mbret me kushtetuten qe ja rrezoi populli.Ky nuk eshte lapangjosur ne sherbim te malokut si Nano,as ja ka mbathur nga frika.PS si dje edhe sot e ka trajtuar jo si aleat,por si armik.

    Reply to this comment
  13. D.Rushiti January 10, 18:25

    gjinushi ishte ne te majte te ramizit, kur ramizi analizoi studentet naive,per faktin ke te kosiste ke jo.
    gjinushi nje komunist i thekur,boll me ta, 68 vite, dhe asnje mekat s’pranojne, vecse sabotojne shtetin ligjor nderkohe, PS-PD kane mareveshje mos hapin dosjet, deklaroi shoqeria civile shqiptare.
    Mos hapin dosjet, d.m.th. te sundoje neokomunizmi.

    Reply to this comment
  14. Bocari January 10, 18:33

    @pellumb Zajmi

    sa mire do ndjehesha sikur levdatat qe i drejton ti meritonte vertete, jo vetem ai por cdo politikan tjeter ne vend te tij. Pse?
    -Te gjithe keta politikane qe prodhoi Dhjetori 1990 i kane rrenjet tek Ramiz Alia (jo tek idealet komuniste)
    -eshte pjestar dhe hengri buke nga shkaterrimi i Shqiperise si politikan se bashku me Berishen dhe Nanon. Nuk e di se ku i bazon tere keto vleresime qe per mua kufizohen ne ate te nje burruqi, polituqi, buburruq dhe trimuq.
    Prit kur te behet deklarimi i vertete i pasurive dhe do te degjosh per hajdutet dhe hienat politikane shqiptare. Megjithate, po e theksoj edhe njehere, per mua mjafton fakti qe 24 vjet ha buke nga corba e e Ramizit per te neveritur kete brez te pegerash qe mbajne emrin politikane. Do me beje nder te me thoje nje veper te mire te dikujt qe te me lehtesoje kete ndjenje te perzieri qe me nakatos sa here behet fjale per politiken e 24 viteve.

    Reply to this comment
    • Tartufi January 10, 18:45

      Bocari ,pos ja u thyem dhembet hypokrizise dhe lajkave ,nga legenet dhe
      frymezuset ,qe ju vjen frymezymi nga poshte ,jo nga nergjegjija,ne do te qelbemi si gjithmone ne mocalin e 70 vjeteve te lajkave,per te njejtet porsopulla

      Reply to this comment
  15. orli January 10, 18:43

    N.Vjosa!Gjinushi mund te jete i zgjuar por kur thote se Shqipria ze vendin e pare per numer popullsie si njesi vendore:ose genjen shume rende ose eshte komplet i paditur per sistemin e ndarjes se komunave(bashkive) ne Europe!me 50 mije ka shume pak ndersa diskutohet qe mos te kete bashki poshte 120 mije banore.Ka bashki edhe me mbi 400 mije banore etj.

    Reply to this comment
  16. nuri January 10, 18:53

    Neqoftese ka bere gjere te mira Rama eshte spostimi politik qe i ka bere “rraqeve te vjetra dhe vemjeve” si Gjinushi, Milo, Xhuveli etj.

    Reply to this comment
  17. Jimi January 10, 18:55

    OK ej Gjinush!

    Reply to this comment
  18. zizu January 10, 18:58

    Kjo per opoziten qenka nona 🙂
    Kryekurva qe ankohet per moralin e jevgave te rruges 🙂
    hahahaaaa

    Reply to this comment
  19. Bocari January 10, 19:25

    @Tartufi

    Tartuf, po te ishim 70 vjet ne kete gjendje do isha e ngushelluar, por jemi komb me keto karakteristika. Sa per kete qe thua une preferoj tua mbush ose te ma mbushin mendjen, Fyerja pasohet vetem nga fyerja, dhe nga fyerjet dhe ngrindjet nuk del gje ne drite. Me larte je krehur me Dritanin, qe te fyen dhe vec negativitetit dhe agresivitetit nuk prodhohet asgje. Faren e hedhin ata qe kemi siper, por ne behemi shpejt viktima te tyre. Doli nga skena Saliu me kazanin e plehrave qe zbrazte per dite, fillojne keta te kryeqytetit me “lehaqen”, “prostituta ambulante”. Udheheqes qe e masin vepren e tyre me titujt, fitojne nje post si minister apo deputet dhe ketu mbaron qellimi, pastaj punon qellimi per politikanet. Me vjen keq se ata edhe me keto batuta te papergjegjshme na bejne ne vetem te zihemi dhe te shahemi me njeri tjetrin, pa nxjerre gje ne drite. se e dine qe tendenca e shqiptareve eshte te merren me shume me njeri tjetrin se sa me problemin. Neqoftese ne nuk ndergjegjesohemi, qe keta horra qe na shkaterrojne jeten i zgjedhim dhe mbajme ne ne jete, do behemi vertet si thote Edvini “lehaqen”.
    Ne fyejme njeri tjetrin megjithese nuk njihemi, vetem se une cfaq mendimin tim. Ketu fillon diktatura, ne nuk kemi te drejte as ne keto kushte anonimiteti te japim mendimin tone, se do marresh bresheri fjalesh pa vend. Desha te them Tartuf, qe sjemi kerkund dhe si jemi ne ashtu zgjedhim dhe udheheqjen.

    Reply to this comment
  20. Eraldi January 10, 19:55

    Ato qe thote Gjinushi qendrojne ne realitetin Shqiptar. E rendesishme eshte, qe qeveria e Edi Rames te bej ato per te cilat u votua dhe pa shume reklama, retorike, demagogji dhe zbukurime. Neqoftese kjo qeveri ecen ne ate drejtim, i cili eshte edhe drejtimi i duhur, atehere do te kete rezultate konkrete pa shume llafe dhe konfereca politike shtypi. Neqoftese kjo qeveri vazhdon keshtu si e ka nisur, do te jete nje tjeter qeveri e deshtuar Shqiptare ne vazhdimesine e listes se gjate. Kete do ta tregoj koha, si dhe zgjedhjet vendore te cilat po afrohen. Kujdes, se populli nuk po fle gjume dhe i di gjerat me mire nga disa pseudo specialista dhe pseudo analista, te cilet hane ne canakun e corbes se qelbur te korrupsionit, nepotizmit, trashegimise negative dhe negativitetit te shtetit Shqiptar, pavaresisht partise ne pushtet.

    Reply to this comment
  21. Mark uk January 10, 20:35

    Pse nuk e thuani edhe ish ministri i arsimit per GJINUSHIN ne komunizem.Apo per takimet e tij me studentet e dhjetorit.Ky eshte kryeminel ma i rrezikshem Rama e Meta.

    Reply to this comment
  22. labinot January 10, 22:45

    Mark Uki-Skender Gjinushi ka qene minister arsimi ne drite te diellit–I priti ata dhjetoristet bashke Me Ramiz Aline hapur,me televizion,nuk ka bere lufte klasash,se u nxorri te drejte studimi shume te perndjekurve te regjimit,por kujtohu pak kush vajti ne 12 te nates ate kohe tek Ramiz Alia,nga dera e prapme e presidences,perballe librit shkollor?Ate dere perdor edhe tani!

    Reply to this comment
  23. socialisti bythpambuk January 11, 04:47

    GJinushi eshte politikani me i zgjuar , prandaj dhe Edi Rama nuk e do prane.

    Reply to this comment
  24. orli January 11, 10:07

    Statistika!çfare do te thote 2000 banore per fryme te keqen xhaxhi se nuk po e kuptoj?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*