Gjira, Tunës: Merr mësim lavire

Redaksia Online July 30, 2013 12:50

Gjira, Tunës: Merr mësim lavire

Vazhdon lufta mediatike mes Tunës dhe rivales së saj, tashmë të përbetuar, Gjirës. Pas sulmit nga Gjira me këngën “Mos na prish Imixhin”, ku këngëtarja tenton të demaskojë Tunën për gjestin kontrovers të prekjes së “zogut” edhe Tuna ka reaguar me një thumb drejtuar Gjirës.

“Unë nuk shëroj pacientë. Deri tani në rrugën time kam pasur shumë vështirësi, por kam qenë reale. Kam qenë gjithmonë kjo që jam sot, e drejtpërdrejt dhe korrekte në stilin tim. Ka pasur shumë që kanë tentuar të arrijnë famë në takat e mia, por jo… përkundrazi ata i mori era”, është shprehur Tuna në emisionin “Prive” të Klan Kosova.

Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Gjirës, e cila nga distanca e ka “goditur” Tunën, duke e quajtur “lavire”.

Në një seri postimesh në faqen zyrtare të Facebook, Gjira ka akuzuar sërish Tunën për gjestin e saj.

“A bën një “share” masive vetëm për hatër të atyre që akoma nuk e kanë kuptuar esencën e këngës? Merr mësim lavire. As unë s’jam perfekt, por b*tchat nuk i duroj dot”, ka thënë Gjira në dy postime në Facebook gjatë ditës së dielës, duke bashkangjitur dhe këngën “diss” kundër Tunës./tribuna

Redaksia Online July 30, 2013 12:50
Komento

3 Komente

  1. Taqo Kembora July 30, 17:36

    hahahahahaaa, cna jane poftisur keto funderrina pseudovip

    Reply to this comment
  2. Krenare October 12, 14:27

    hahahha po kjo tuna o krejt lopp mer po ku krahasohet me gjiren gjira me dhurata doren edhe kiden jon loqka numer 1 e per kto spe foli per lopaaa…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*