Gjirokastër, aksident tragjik me 3 të vdekur e 7 të plagosur

July 24, 2016 14:30

Gjirokastër, aksident tragjik me 3 të vdekur e 7 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit Mashkullorë, ku janë shënuar 3 të vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre dy fëmijë.

 Fëmija 1 vjeç e gjysmë ndodhej në furgonin e pasagjerëve tip “Mercedez Benz” ku mbeti i vdekur dhe Albana Hasani, punonjëse policie. Kurse fëmija dy vjeç po udhëtonte në makinën tip “Nissan” me targa Kosove.

Të plagosurit u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas u transportuan me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjetet e përfshira në aksident janë një furgon pasagjerësh me targa AA 760 LI në të cilin udhëtonte gruaja dhe një mjet me traga zvicerane, ku ndodhej fëmija.

 

6

July 24, 2016 14:30
Komento

1 Koment

  1. Arben July 24, 21:34

    GJITHE SHQIPETARET KESHTU DO TE PERFUNDOJNE, DERISA TE MESOHEN ME RREGULLIN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*