Gjirokastër, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

August 19, 2016 10:11

Gjirokastër, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Të arrestuari janë Drilon Tota, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Agron Hasa, 60 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Memaliaj.

Tota është ndalur nga policia pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 9 vjet burg për veprën penale ” Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim “.

Ndërsa Hasa është dënuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ” Kultivim i bimëve narkotike “

August 19, 2016 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*