Gjirokastër, humb jetën efektivi i policisë

August 6, 2015 08:41

Gjirokastër, humb jetën efektivi i policisë

Një efektivi i Policisë së Shtetit mbeti i vdekur nga një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Subash.

I vdekur mbeti Rrapo Xhavara, 41 vjeç, nga Saranda.

41-vjeçari ishte specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Xhavara humbi jetën kur mjeti me të cilin po udhëtonte (Renault me targë SR 6841B) doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie për të nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

August 6, 2015 08:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*