Kapen 196 kg hashash Lazarati. Trafikantët djegin makinën e policisë

Redaksia Online December 1, 2012 09:55

Kapen 196 kg hashash Lazarati. Trafikantët djegin makinën e policisë

Sekuestrimi i një sasie të madhe hashashi nga policia e Gjirokastrës është pasuar menjëherë nga hakmarrja e trafikantëve, të cilët i kanë vënë zjarrin makinës së një prej efektivëve të sektorit të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Ka qenë ora 00:20, kur policia e Gjirokastrës është sinjalizuar për një mjet të dyshimtë që lëvizte në aksin Kordhocë-Gjirokastër. Efektivët e sektorit antidrogë janë vënë në ndjekje të mjetit, i cili është braktisur më pas nga drejtuesi i tij, për shkak të futjes së ujit në motor, si  pasojë e sasisë së madhe të reshjeve. Policia ka sekuestruar mjetin e tipit Reno, pa targa, në të cilin ndodheshin 196 kg marijuanë dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit, një person nga fshati Lazarat.

Ndërkohë, vetëm pak orë më pas, ka ardhur edhe hakmarrja e trafikantit. Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës i është vënë flaka automjetit tip BMW, në pronësi të një prej specialistëve të sektorit antidrogë në Policinë e Gjirokastrës, pjesë e operacionit të sipërpërmendur. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes për shuarjen e mjetit, flakët kanë shkrumbuar të paktën gjysmën e tij.

 

 

Redaksia Online December 1, 2012 09:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*