Gjirokastër, kapen në Glinë 31 klandestinë sirianë dhe afrikanë

January 22, 2015 23:37

Gjirokastër, kapen në Glinë 31 klandestinë sirianë dhe afrikanë

Një grup i madh klandestinësh sirianë dhe afrikanë është kapur në Gjirokastër nga policia vendore. Mëngjesin e djeshëm, uniformat blu hasën 31 klandestinë, që u kapen në fshatin Glinë, teksa kishin kaluar kufirin grek dhe për destinacion kishin Malin e Zi. Mes tyre 21 janë sirianë, 7 nga Kongo dhe 3 nga Eritrea. Policia tha se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po punon me palën greke riatdhesimin e tyre. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare kapin klandestinë, pas konfliktit të luftës civile në Siri.

 

January 22, 2015 23:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*