Gjirokastër, kapet me 3 kg hashash, pranga 20-vjeçarit

November 30, 2012 10:24

Gjirokastër, kapet me 3 kg hashash, pranga 20-vjeçarit

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 3 kg marijuanë, duke vënë në pranga edhe transportuesin e saj.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është Fatos Lita, 20 vjeç, nga Dibra. Ai e kishte futur sasinë e lëndës narkotike në një çantë shpine, ku mbante vegla pune.

Lita është vënë në pranga në momentin në vendin e quajtur Ura e Lumit në Gjirokastër, kur sapo  kishte zbritur nga furgoni dhe po priste makinë për të udhëtuar në drejtim të Tiranës. Policia bën të ditur se droga e blerë në Lazarat ishte e destinuar për t’u tregtuar në lokalet e natës në kryeqytet.

 

November 30, 2012 10:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*