Gjirokastër, makina bie në lumë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

February 6, 2018 09:03

Gjirokastër, makina bie në lumë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

Një makinë tip ‘Ford’ ka përfunduar në lumin Drino, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Automjeti po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim në Tiranës dhe në të ndodheshin dy persona, të cilët kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli.

Në kohën kur makina doli nga rruga, dy personat burrë e grua, janë hedhur nga makina para se ajo të përfundonte në lumë.

Personat kanë marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e makinës nga lumi.

o.j/dita

February 6, 2018 09:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*