Gjirokastër, nëna gjen të vetëvarur trupin e 47-vjeçarit

July 15, 2014 08:38

Gjirokastër, nëna gjen të vetëvarur trupin e 47-vjeçarit

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Manalat i dytë”, ku Muharrem Majko është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës nga nëna e tij. Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari vuante nga depresioni, çfarë mund ta ketë shtyrë dhe drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit, ku do t’i nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

 

 

July 15, 2014 08:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*