Gjirokastër, arrestohen grabitësit që vranë të moshuarin

Redaksia Online April 15, 2013 08:26

Gjirokastër, arrestohen grabitësit që vranë të moshuarin

Arrestohen autorët e dyshuar të vrasjes së një të moshuari gjatë tentativës për ‘ti grabitur shtëpinë. Ardian Qopekaj, 25 vjeç, dhe Dashamir Kamo, 43 vjeç, nga Libohova, dyshohen për vrasjen e 78-vjeçarit Pandeli Magllara.

Sipas policisë së Gjirokastrës, 25-vjeçari Qopekaj është edhe autor i disa vjedhjeve në kishat e Dropullit dhe një magazine me vegla pune.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të arrestuarve, policia ka gjetur materiale të vjedhura si dhe rroba me njolla gjaku, që do të përdoren si prova materiale.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 13 prillit, kur 78-vjeçari Pandeli Magllara u vra pasi pikasi dy persona që po vidhnin në shtëpinë e tij. Policia tha se vdekja e të moshuarit ndodhi për shkak të përplasjes traumatike në kokë, pasi dy grabitësit e kishin shtyrë me forcë.

Grabitësit më pas janë përleshur edhe me bashkëshorten e 76-vjeçarit, Evanthi Magllara, e cila ka marrë disa plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit.

 

Redaksia Online April 15, 2013 08:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*