Gjirokastër, policia zbardh grabitjen e katërt brenda javës, arreston të dyshuarin që bastisi Teqenë në Lazarat

November 8, 2014 11:18

Gjirokastër, policia zbardh grabitjen e katërt brenda javës,  arreston të dyshuarin që bastisi Teqenë në Lazarat

Zbardhet grabitja e katërt në pak javë nga policia e Gjirokastrës. Këtë herë bëhet fjalë për Teqenë e “Baba Zenelit” në Lazarat, për të cilët banorët akuzuan me pa të drejtë policinë vendore pas ngjarjes. Ditën e djeshme, blutë prangosën në kohë rekord të dyshuarin Spiro Kotroçi dhe operacioni u krye nga agjentët e Zyrës Kundër Krimeve, të drejtuar nga krerët e policisë. Burime zyrtare thanë se 23-vjeçari banues në Gjirokastër ka qenë në kërkim që prej datës 2 shtator të këtij viti me masë sigurie “arrest në burg” për akuzën e “vjedhjes”. Kotroçi akuzohet se më datën 4 korrik 2014, ka vjedhur Teqenë e Baba Zenelit në Lazarat, ku për këtë ngjarje janë siguruar nga grupi hetimor prova shkencore për autorësinë. Gjithashtu rezulton se Kotroçi është i dënuar me 6 muaj burg në mungesë nga Gjykata e Rrethit Gjirokastër, në janar 2014, me vendim nr. 396, për veprën penale “drejtim i automjetit pa leje drejtimi”. I riu dyshohet se është autor edhe i disa vjedhjeve të makinave në qytetin jugor, ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme. Më herët policia kishte zbardhur grabitjen e Shehut të Teqesë së Shtëpëzit me armë e maska, ku shpalli në kërkim 4 persona dhe arrestoi një tjetër, grabitjen e një vajze në varrezat e Lazaratit me një të ndaluar dhe arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve për grabitjen e 20 mijë eurove një emigranti.

November 8, 2014 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*