Gjirokastër, vjedhin të sëmurët në spital, arrestohen 34-vjeçarët

Redaksia Online March 5, 2013 10:42

Gjirokastër, vjedhin të sëmurët në spital, arrestohen 34-vjeçarët

Dy 34-vjeçarë janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, duke bërë që të hidhet dritë edhe mbi thyerjen e zyrës së OMONIA-s dje në këtë qytet. Sipas policisë, Adriatik Dumi dhe Gjergji Koçi kanë hyrë gjatë natës në dhomat e spitalit “Omer Nishani”, ku kanë vjedhur sendet personale të të sëmurëve. Të dy të arrestuarit kanë hyrë në pavijonet e Kirurgjisë dhe Patologjisë duke kontrolluar në dhomat e pacientëve, me qëllim vjedhjen e sendeve të tyre personale dhe më pas janë larguar, duke thyer xhamat e zyrës se Omonias, ku dhe kanë kaluar natën. Sipas policisë, dy të arrestuarit ishin dënuar edhe herë të tjera për vjedhje. Ata janë të dy përdorues droge.

Redaksia Online March 5, 2013 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*