Gjithçka duhet të dini rreth vaksinave anti-Covid!

January 12, 2021 13:19

Gjithçka duhet të dini rreth vaksinave anti-Covid!

Ne botë, ka disa vaksina të autorizuara ose të aprovuara për të parandaluar sëmundjen Covid- 19. Vaksinat ndaj Covid-19 do të ndihmojnë në parandalimin e kesaj sëmundjeje të e rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Vaksinat e autorizuara ose të miratuara do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes duke zhvilluar në mënyrë të sigurt mbrojtjen (imunitetin) ndaj sëmundjes. Informacioni në vazhdim shpjegon se si trupi lufton infeksionin dhe si funksionojnë vaksinat Covid-19 për të mbrojtur njerëzit duke prodhuar imunitetin ndaj këtij infeksioni.

  1. Si funksionojnë vaksinat ndaj Covid-19?

Vaksinat ndaj Covid-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionojnë në mënyra të ndryshme për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një sasi të limfociteve T të kujtesës si dhe limfociteve B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë virus në të ardhmen. Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla, si, ethe,etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imunitet.

  1. Cilat janë llojet e vaksinave?

Aktualisht, ekzistojnë disa lloje kryesore të vaksinave ndaj Covid-19. Vaksinat e m-ARN-së (ARN mesazhere) përmbajnë material nga virusi që shkakton Covid-19 dhe që u jep qelizave tona udhëzime se si të krijojmë një proteinë të padëmshme që është unike për virusin. Qelizat tona pasi bëjnë kopje të proteines, shkatërrojnë materialin gjenetik të ardhur nga vaksina. Trupat tanë e njohin faktin që proteina nuk duhet të jetë aty dhe zhvillojne limfocitet T dhe B të cilet do të kujtojnë se si të luftojmë virusin që shkakton Covid-19 nëse infektohemi në të ardhmen.

Vaksinat me pjesëza të proteinave përfshijnë pjesë (proteina) të padëmshme të virusit që shkakton Covid-19 në vend së të tërë virusit. Pas marrjes së vaksinës, sistemi ynë imunitar njeh proteinat nuk i përkasin trupit dhe fillon të krijojë limfocite T dhe antitrupa. Nëse infektohemi në të ardhmen, qelizat e kujtesës do ta njohin dhe luftojnë virusin.

Vaksinat vektoriale përmbajnë një version të dobësuar të një virusi të gjallë (një virus i ndryshëm nga ai që shkakton Covid-19) që mbart material gjenetik nga virusi që shkakton Covid-19 të futur në të (ky quhet vektor viral). Pasi vektori viral futet brenda qelizave tona, ato fillojne të prodhojne një proteinë që është unike për virusin që shkakton Covid-19 dhe me tej bejne kopje te kesaj proteine e cila nxit xhvillimin e limfociteve T dhe B që do të kujtojnë se si ta luftojmë virusin nëse infektohemi në të ardhmen.

  1. A janë vaksinat efektive?

Po ato janë, bazuar në të dhënat qe kemi deri më tani nga provat klinike të vaksinave të kryera nga Pfizer dhe BioNTech, Moderna, dhe AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit. Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë rreth 95% efektive, dhe vaksina AstraZeneca është mesatarisht 70% efektive duke prandaluar Covid-19 simptomatik si dhe format e renda dhe hospitalizimet.

  1. A janë vaksinat të sigurta?

Bazuar në të dhënat që kemi deri tani, ato duken të sigurta. Tre kompanitë e barnave që kanë ndarë rezultatet e studimeve të hershme thanë se nuk ka patur shqetësime serioze të sigurisë midis dhjetëra mijëra njerëzve vullnetarë te cilet moren pjesë në prova. Provat e Fazës 3 regjistruan 44,000 njerëz (Pfizer), 30,000 njerëz (Moderna) dhe 23,000 njerëz (AstraZeneca).

  1. A ka ndonjë efekt anësor?

Po. Një numër relativisht i vogël i pjesëmarrësve në provat klinike përjetuan lodhje, dhimbje koke dhe pak dhimbje rreth vendit të injektimit, megjithëse shumica e efekteve anësore ishin të lehta ose të moderuara dhe për një kohë të shkurtër. Në provën e Pfizer, 3.8% e pjesëmarrësve raportuan lodhje dhe 2% raportuan dhimbje koke pas dozës së dytë. Moderna deklaroi se 9.7% e pjesëmarrësve në provat kishin lodhje, 8.9% kishin dhimbje muskulore, 5.2% kishin dhimbje të kyçeve, 4.5% kishin dhimbje koke, 4.1% kishin dhimbje dhe 2% kishin skuqje në vendin e injeksionit. AstraZeneca deklaroi se vaksina e saj nuk shkaktoi ndonjë efekt anësor serioz.

  1. 6. Kush do të vaksinohet në fillim?

Së pari do të vaksinohen personat me rrezik më të lartë si punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat e vijës së parë në përgjigjen ndaj populates, rezidentët në Shtëpitë e të Moshuarve dhe më tej të gjitha grupet me risk dhe ata që sigurojnë shërbime kritike.

  1. Sa doza vaksine do të më nevojiten?

Varet nga vaksina. Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca administrohen secila në dy doza. Pfizer-it i jepet 21 ditë diferencë, Moderna-s 28 ditë, dhe AstraZeneca të paktën me diferencë një muaj. Është e paqartë nëse imuniteti i pjesshëm do të fitohej pas marrjes së dozes se parë, sepse provat janë përqendruar në atë se sa mirë funksionojnë vaksinat pas dy dozave. Vaksinat e tjera, të tilla si ajo që po zhvillohet nga Johnson & Johnson, mund të administrohen në një dozë.

  1. A funksionojnë vaksinat tek të moshuarit?

Të dhënat e hershme sugjerojnë që po. Të dy vaksinat që kanë raportuar më shumë detaje në lidhje me demografinë e pjesëmarrësve të tyre në provat klinike, Pfizer dhe Moderna, tregojnë se funksionojnë mjaft mirë në ata 65 vjeç e lart. Pfizer tha se vaksina e saj është 94% efektive tek të rriturit 65 vjeç e lart. Moderna nuk shpalosi të dhënat e saj të efikasitetit sipas grupmoshës, por rreth një e katërta e pjesëmarrësve në provë ishin 65 vjeç ose më të vjetër. AstraZeneca nuk ka dhënë detaje se sa mirë funksionon vaksina në grupmosha të ndryshme por ka patur ne provat e saj te moshuar.

  1. A funksionojnë vaksinat tek të fëmijët?

Provat kryesore klinike kanë testuar vaksinat vetëm tek të rriturit, dhe vetëm kohët e fundit filluan të zgjerojnë regjistrimin për të përfshirë adoleshentë nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

  1. Si do të shpërndahen vaksinat?

Vendi ynë ka tashmë eksperience në shpërndarjen e vaksinave nëpërmjet rrjetit të zinxhirit të ftohtë të programit kombëtar të vaksinimit, ashtu sic ka shpërndarë së fundmi vaksinat e gripit. Gjithsesi fillimisht do të kemi një vaksinim të përqendruar të vaksinave në Tirane dhe si dhe në disa qytete te tjera.

  1. Kush i shqyrton të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave?

Çdo kompani e barnave ka një bord të pavarur të të dhënave dhe mbikëqyrjes së sigurisë që rishikon të dhënat e provave klinike të Fazës 3. Pasi kompanitë të përfundojnë provat, ata do të paraqesin të dhënat tek EMEA, FDA apo autoritetet kombetare te sigurise se baranve të cilët do të rishikojnë të dhënat dhe do të vendosin nëse do të japin autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Qëllimi i qeverisë është prokurimi i vaksinave të sigurta që funksionojnë ndaj Covid-19, dhe të jenë të disponueshme sa me shpejt që të jetë e mundur. Kur një vaksinë (ose disa vaksina) të aprovohen ose autorizohen botërisht sic ka ndodhur tani , mund të mos ketë sasi dozash të mjaftueshme për të gjithë adultët. Sasia do shtohet me kohën, dhe të gjithë personat e rritur do te mund të vaksinohen në vazhdim. Megjithatë, vaksina ndaj Covid-19 mund të mos jetë e disponueshme për femijët deri sa të jenë kryer më shumë studime.

 

Fakte rreth Vaksinës mARN ndaj COVID-19

 

  • Ato nuk mund të shkaktojnë Covid-19.
  • Vaksinat e mARN-së nuk përdorin virusin e gjallë që shkakton Covid-19.
  • Ato nuk ndikojnë ose nuk ndërveprojnë me ADN-në tonë në asnjë mënyrë.
  • mARN nuk hyn asnjëherë në bërthamën e qelizës, aty ku mbahet ADN-ja (materiali ynë
  • gjenetik).
  • Qeliza copëton dhe eleminon mARN e ardhur nga vaksina pas nje procesi.
January 12, 2021 13:19
Komento

1 Koment

  1. Populli January 12, 19:51

    Virusi Covid-19 nuk eshte izoluar kurre si pathogjen dhe deri tani thjesht ekziston dhe eshte i bazuar ne propaganden e mirepaguar Globale te Covid-19, ridestinacionin te vdekjeve natyrale nga semundje kronike si Covid-19, si dhe testeve PCR te cilat nuk jane dezinjuar per diagnostifikim apo izolim pathogjeni viral infekriv.

    Testi PCR eshte thjesht nje teknologji per analizim materiali gjenetik, gje qe nuk izolon apo dignostifikon asnje lloj pathogjeni qe shkakton semundje. Kjo e vertetuar edhe nga ai qe shpiku testin PCR, biokimisti Kery Mullis.

    C’do gje tjeter eshte perralle me mbret e pabazuar ne shkence dhe thjesht propagande manipulative e qellimshme drejt nje axhende te caktuar.

    Kjo eshte e verteta, na pelqen apo jo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim