Gjithçka zyrtare, Botërori “Qatar 2022” do të zhvillohet në dimër

July 13, 2018 18:35

Gjithçka zyrtare, Botërori “Qatar 2022” do të zhvillohet në dimër

 

Tingëllon e pabesueshme por është e vërtetë. Botërori të cilin përherë jemi mësuar ta shohim në verë, këtë radhë do të luhet në dimër.

FIFA ka bërë sot zyrtare datat e fillimit dhe mbarimit të Kupës së Botës 2022 që mbahet në Katar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Kupa e Botës në Katar fillon me 21 nëntor dhe mbaron me 18 dhjetor 2022.

 “Datat janë vendosur, Kupa e Botës do të luhet nga 21 nëntori në 28 dhjetor 2022. TË gjitha ligat janë informuar dhe duhet ta programojnë kalendarit sipas këtij kalendari. Në muajt në vazhdim, do të mblidhemi sërish për të konfirmuar se sa skuadra do të marrin pjesë. Konfederata e Amerikës së Jugut ka kërkuar të jenë 48 ekipe, si në Botërorin që do zhvillohet në 2026, por mbetet ende për t’u vendosur nëse kaq ekipe do jenë edh në Katar”, deklaroi Infantino.

Kujtojmë që deri më tani, në Botërorin që po mbahet në Rusi, ky kompeticion është organizuar gjithmonë në muajt qershor-korrik.

l.h/ dita

July 13, 2018 18:35
Komento

2 Komente

  1. Infantino pane e vino July 13, 20:07

    Nje FIFA ne nje linje me politiken pa krye te pseudo-liberalizmit. Kampionat Boteror futbolli ne Katar (apo QATAR) nje marrezi e denje per zyrat e Brukselit politik. Do ti duhen skuadrave europiane te nderpresin kampionatet e tyre, do ti duhet pastaj FIFA te beje c’mos te shtyje Katarin (apo QATARIN) ne nje grup te lehte qe ti jape mundesi kualifikimi. Kampionat Boteror futbolli ne nje vend ku futbolli nuk ka fare interes e tradite. Tamam nje politike ku i jepen bajamet atij qe nuk ka dhembe. Njelloj sikur Kampionati Boteror i notit te zhvillohet ne Saharane Perendimore.

    Reply to this comment
  2. Mos i fal Zot, e dine se cfare bejne. July 13, 21:23

    Parate qe mori Blater si “shperblim” ku me dhunen e kar-tonit beri qe ne Qatar te zhvillohet Boterorin i Futbollit ne 2022, por me nje ndryshim, topi do te jete shume i vecante, lenda e pare dote jete prej rese.
    Ky taksirat i ka rene Infantinos, mollet i hengri hajduti Blater dhe eshjte i lire, dhembet po i mpien tullacit.
    Federatat qe kane peshe ne futbollin boteror duhet t’a injorojnre kete kalendar, keshtu i bie te lozin vetem isalmiket e ISIS ku ne vend te autobuzeve do te perdorin deve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*